Farmaci

pri302018

Kombinimi i trefishtë fiks, konfirmon superioritetin në trajtimin e BPKO-së

Sipas një studimi të publikuar në "Lancet", një kombinim i trefishtë i beclometasone dipropionate, formoterol fumarate dhe glikopirroni, ka ulur ndjeshëm përkeqësimet mesatare deri të rënda krahasuar me terapinë e kombinimit të dy bronkodilatatorëve te pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (BPKO). Tek ata janë vënë re kufizime simptomatike, të rënda ose shumë të rënda të rrugëve të frymëmarrjes dhe të përkeqësimit, pavarësisht terapisë së mirëmbajtjes, pa rritur rrezikun e pneumonisë. Rezultatet treguan një superioritet të kombinimit të trefishtë të prodhuar nga Chiesi edhe sa u përket parametrave të funksionit të mushkërive dhe cilësisë së jetës së pacientëve, që është vlerësuar nëpërmjet pyetësorit HRQoL (George Respiratory Questionnaire).

"Trajtimi me kombinimin e trefishtë ka treguar gjithashtu një profil sigurie të ngjashëm me atë të kombinimit fiks të dy bronkodilatatorëve", thotë Alberto Papi (Universiteti i Ferrarës), autor kryesor i studimit. Në të vërtetë, ngjarjet e padëshiruara janë raportuar nga 490 (64%) prej 764 pacientëve të cilët kanë marrë kombinimin e trefishtë fiks dhe nga 516 (67%) prej pacientëve të trajtuar me dy bronkodilatatorë. Pneumonia është verifikuar te 28 pacientë në grupin e terapisë trefishe, në krahasim me 24 pacientë në grupin e dytë. Në secilin prej dy grupeve ka pasur gjithashtu një ngjarje serioze negative lidhur me trajtimin, dizuri te një pacient me terapi të trefishtë dhe fibrilim atrial te një pacient i trajtuar me një bronkodilatator të dyfishtë.

"Ky studim ndihmon për të plotësuar disa nga evidencat që mungojnë në menaxhimin e BPKO-së, duke demonstruar përfitimin nga një terapi e trefishtë me lidhjen e kortikosteroidit dhe të dy bronkodilatatorëve, kundrejt terapisë së dyfishtë të përbërë nga dy bronkodilatatorë, te pacientët të cilët ende raportojnë përkeqësime, pavarësisht nga trajtimi i vazhdueshëm mbajtës", përfundon Stefano Petruzzelli, Shef Mjekësor dhe i Zhvillimit Klinik Global, në grupin Chiesi. Këto të dhëna do të prezantohen edhe në Takimin Vjetor të Shoqatës Amerikane Thoracic 2018 në San Diego, Shtetet e Bashkuara.

 

Lancet 2018. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)30206-X
http://linkinghub.elsevier.com/retrieve/pii/S014067361830206X


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC