Farmaci

pri242018

Miratohet lista e barnave të rimbursueshme. Nuk publikohet kostoja për vitin 2018

Lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2018 pritet të hyjë në fuqi më 1 maj. Kjo listë mori miratimin e qeverisë pak ditë më parë në një mbledhje, ku u tha se janë shtuar 36 barna të reja, por në fakt vetëm 16 prej tyre janë principe aktive dhe 20 të tjerat janë alternativa. Gjithsesi, këto janë barna të reja që shtohen me rimbursim për pacientët.

Burime të Farmacist33.al thonë se këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, nuk është marrë mendimi i shefave të shërbimeve në QSUT për barnat që duheshin shtuar, kur në fakt janë ata që përcaktojnë se cilat barna janë më efektive për kurimin e sëmundjeve të caktuara dhe për përdorim më të shpeshtë.

Për dy vjet me radhë, ka funksionuar lista e vitit 2016 për rimbursimin e barnave, e cila ka shkaktuar kosto të kotë financiare për qeverinë, për shkak të uljes së çmimit të euros në tregun shqiptar, fitim ky që ka shkuar në xhepa të kompanive farmaceutike. Se sa është kostoja financiare e listës së re të barnave të rimbursueshme të vitit 2018 nuk është publikuar ende.

Ky vendim i rëndësishëm nuk është zbardhur as në faqen e kryeministrisë ku janë publikuar vendime të tjera që u morën në të njëjtën mbledhje të Këshillit të Ministrave, por e rëndësishme është futja për herë të parë e herceptinës në listën e barnave me rimbursim, një formë dozë e saj. Tanimë, gratë me kancer gjiri që trajtohen me herceptinë, do të mund ta marrin atë me shiringë edhe në spitale të tjera të vendit, pa qenë e nevojshme të marrin rrugën për në QSUT në Tiranë. Kjo formë dozë e herceptinës shkurton edhe kohën e trajtimit për to. Nga 4 orë që duhej të qëndronte pacientja në spital, tanimë bari merret për 20-30 minuta.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC