Farmaci

pri122018

EMA hap regjistrimet për pacientë, mjekë, infermierë, farmacistë, kërkues. Audicion publik mbi përdorimin e kinoloneve

Janë hapur regjistrimet për të marrë pjesë në audicionin e ardhshëm publik që do të mbahet nga EMA më 13 qershor 2018, pranë selisë së saj në Londër. Audicioni, i dyti pas atij të mbajtur në shtatorin e shkuar mbi valproaten në shtatzëni, do t'u japë zë pacientëve, mjekëve, infermierëve, farmacistëve, kërkuesve dhe kujtdo tjetër që ka dëshirë të ndajë eksperienca të nevojshme mbi përdorimin e kinoloneve e fluorokinoloneve, një klasë antibiotikësh e përshkruar gjerësisht në Bashkimin Europian.

Audicioni publik është pjesë e një rishikimi të kryer nga Komiteti, për vlerësimin e rreziqeve për Farmakovigjilencën (PRAC) e EMA-s që po shqyrton sinjalizimet për efekte anësore të rënda dhe të qëndrueshme, që kanë të bëjnë kryesisht me muskujt, artikulacionet dhe sistemin nervor, të lidhura me përdorimin e kinoloneve dhe të fluorokinoloneve. Disa nga këto efekte të padëshirueshme janë sjellë nga pacientë me infeksione jo të rënda, që mund të trajtohen me antibiotikë të tjerë.

PRAC-u kërkon të mësojë përvojën e publikut për rreziqet që lidhen me këta antibiotikë dhe do të vlerësojë çdo masë tjetër që do të përdoret sa më mirë që të jetë e mundur. Ashtu si dhe herën e kaluar, PRAC-u i ka shtruar tre argumentet në diskutim, në tre pyetje të veçanta. Pjesëmarrësve do t'u kërkohet të japin mendimin e tyre mbi:

- rolin e kinoloneve dhe të fluorokinoloneve në trajtimin e infeksioneve;
- rreziqet e lidhura me perdorimin e antibiotikëve të tillë;
- masat e mundshme që duhen marrë për marrjen e tyre në mënyrë të sigurt.

Për të marrë pjesë në cilësinë e kumtuesit apo të vëzhguesit, kërkesa duhet paraqitur deri më 30 prill 2018. EMA do të shqyrtojë kërkesat që do të vijnë dhe do të përpiqet të garantojë një përfaqësim sa më të gjerë nga të gjitha palët e interesuara.

Të interesuarit mund të kërkojnë informacione mbi kushtet dhe mënyrën e pjesëmarrjes në audicione nëpërmjet e-mailit, në adresën: publichearings@ema.europa.eu, ose mund të konsultohen me guidën e publikuar në sitin e EMA-s.

Audicioni do të transmetohet drejtpërdrejt në sitin ueb të EMA-s.

AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC