Farmaci

mar262018

Lactobacillus Paracasei Lc11, probiotiku i ri që lufton cistitet

Probiotiku Lactobacillus Paracasei LC11 ka shfaqur një aktivitet më të mirë specifik ndaj cepeve, duke rezultuar kështu i vlefshëm në strategjinë terapeutike dhe parandaluese të cistitit, një shqetësim i shkaktuar kryesisht nga E. coli, por edhe nga përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve, që është pasuar nga zhvillimi i rezistencave të të njëjtit bakter. Për këtë është folur në Milano, gjatë aktivitetit "Përdorimi i probiotikëve në patologjitë e aparatit uro-gjenital femëror", nga profesor Franco Vicariotto, specialist në Obstetrikë dhe Gjinekologji, bashkëthemelues i SIFIOG (Shoqata Italiane e Shtesave Ushqimore dhe Fitobarnave në Obstetrikë e Gjinekologji).

"Çdo probiotik ka specifikën e tij në lidhje me cepet, shpjegon Vicariotto. Për cistitin (inflamimi i infektiv i fshikëzës, që prek një në dy gra), është provuar efikasiteti i Lactobacillus Paracasei LC11, që ka një veprim antimikrobik kundër mikroorganizmave patogjene dhe është studiuar, izoluar dhe karakterizuar për rezistencën ndaj antibiotikëve  sipas kritereve të EFSA-s.

Cistiti shkaktohet kryesisht nga E. coli, por nganjëherë edhe nga përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve, përdorimi i tepruar i të cilëve ka shkaktuar, në 50 vitet e fundit, një zhvillim progresiv të rezistencës së agjentëve mikrobialë që duhen luftuar. Kjo ka lindur nevojën për të zhvilluar mundësi të reja terapeutike, veçanërisht për parandalimin, gjë që mund të kufizojë ndërhyrjen farmakologjike".

Lactobacillus Paracasei ka treguar se ka aktivitet të shkëlqyer frenues kundër E. colit dhe stafilokokut dhe se favorizon ekuilibrin e florës së zorrëve, veçanërisht i kombinuar, kur ka në bazë të tij Lactoflorene cistinën, ushqyesin e ri me boronicë, i cili kontribuon në funksionalitetin e traktit urinar, si edhe me sheqerin D-mannose. Në zorrë, ky produkt ndërvepron me bakteret përgjegjëse për infeksionet, duke përfshirë E. colin. Bakteret përgjegjëse për infeksionet, falë këtij veprimi, eliminohen përmes urinës.

"Në çdo moshë të gruas është e mundur të ndërhyhet me probiotikë të veçantë për të balancuar mikrobet që shkaktojnë sëmundje. Kështu, mund të luftojmë vaginitet në moshën fertile dhe në menopauzë, cistitet e përsëritura, disa patologji të shtatzënisë, bëjmë parandalimin e patologjive neonatale dhe të infertilitetit. Megjithatë, është e nevojshme të kuptojmë se cilët probiotikë duhen përdorur (gjini, specie dhe cep) dhe të demonstrojmë dhe të njohim në mënyrë shkencore "vlerën" e tyre, në mënyrë që t'i jepen këshilla të sakta pacientit", ka përfunduar Vicariotto.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC