Farmaci

mar232018

Gripi. Sintetizohet vaksina orale, pa probleme të ruajtjes

tags: VAKSINAT, GRIP

Një ekip i udhëhequr nga John Miles (Universiteti James Cook, Australi) dhe Andrew Sewell (Universiteti Cardiff në Britaninë e Madhe), ka zhvilluar një platformë të re për prodhimin e vaksinave dhe ka krijuar një vaksinë gripi plotësisht sintetike.

Hulumtuesit kanë hedhur një hap të parë të rëndësishëm drejt zgjidhjes së mundshme të dy problemeve që pengojnë aksesin ndaj vaksinave: ruajtjen në temperaturë të ulët dhe frikën nga gjilpërat. "Në teori, ky prototip vaksine sintetike nuk do të kërkojë ngrirje dhe mund të qëndrojë në rafte, pa skaduar, për vite me radhë", thotë Sewell-i, i cili më pas vazhdon: "Ruajtja në një zinxhir të ftohtë mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë në zonat e largëta të globit dhe në vende të nxehta që nuk kanë një rrjet të besueshëm energjie elektrike. Pjesa më e madhe e kostos së vaksinave rritet dhe humbjet e konsiderueshme ndodhin për shkak të këtij problemi". Për t'u marrë nëpërmjet gojës, vaksinat duhet të jenë në gjendje t'u mbijetojnë acideve dhe enzimave të stomakut. Mbi këtë bazë, për të ndërtuar vaksina sintetike, studiuesit përdorin aminoacidet D, dhe aminoacidet L, të cilat janë të rralla në natyrë, por shumë të qëndrueshme dhe për këtë arsye, me lidhje që vështirë të shkëputen.

Pasi i kanë testuar aminoacidet D në kombinime të ndryshme, kërkuesit kanë përzgjedhur një version që ka provokuar një sulm mbrojtës të qelizave T të sistemit imunitar, duke mbrojtur minjtë kur më vonë iu dha virusi i gripit të derrave. "Kemi mbetur shumë të habitur me faktin se sa fleksibël është sistemi imunitar në njohjen e shënjestrave të rrezikut", thotë Miles. "Nuk mund ta bëjë dallimin mes antigjenit tonë dhe një fragmenti të gripit të derrave në botën reale, gjë që sugjeron krijimin e vaksinave me gjithçka, për aq kohë sa ato i ngjajnë realitetit në tre dimensione", shton ai. Autorët theksojnë se kanë ende shumë punë për të bërë që këto vaksina të funksionojnë në popullata më të mëdha edhe kundër sëmundjeve të tjera, ndoshta, edhe kundër kancerit.
"Ajo që kemi ne tani është një platformë premtuese për prodhimin e vaksinave sintetike, me shpresën se këto koncepte të reja dhe ky përparim do të kontribuojnë në dhënien e një kontributi të rëndësishëm për shëndetin në mbarë botën", përfundojnë autorët.

 

J Clin Invest. 2018. doi: 10.1172/JCI91512
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29528337


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC