Farmaci

shk262018

Del, pas 25 vjetësh, vaksina e re për hepatitin B

Rekomandohet për përdorim, e para vaksinë e re kundër hepatitit B, në 25 vjet. Vaksina, e njohur si Heplisav-B është prodhuar nga Dynavax Technologies Corp. dhe është aprovuar nga FDA-ja për të rriturit, në nëntor 2017. Karakteristikë e saj është përdorimi i një shtese që përmirëson përgjigjen e antitrupave duke bërë të mundur një skemë më të lehtë administrimi. Rekomandimin e ka dhënë Komiteti Këshillues mbi Praktikat e Imunizimit (ACIP) në Qendrat e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjes (CDC) në SHBA, mbledhur në një takim në Atlanta.

Vaksinat kundër hepatitit B janë të pranishme prej dekadash në tabelën e vaksinave të fëmijërisë. Por, vaksina për këtë patologji, rekomandohet edhe për të rriturit me rrezik më të lartë infeksioni, mes të cilëve ata që përdorin droga, ata që punojnë në shëndetësi dhe të burgosurit. Rekomandimi jopreferencial për këtë vaksinë të hepatitit B, që mund të përdoret për të gjithë të rriturit 18 vjeç e lart kundër infeksionit të shkaktuar nga të gjitha nëntipet e njohura të HBV-së është votuar me të gjitha votat pro (14-0).

Të dhënat e paraqitura nga CDC-ja kanë nënvizuar se rekomandimi për këtë lloj vaksine bëhet sepse ajo furnizon me një mbrojtje në kohë më të shpejtë dhe u ofron potencialisht një imunitet më të mirë individëve me një përgjigje tipikisht të ulët ndaj vaksinave. Në fakt, programi i marrjes së Heplisav-B, me dy doza në një muaj, rezulton më pak impenjativ, krahasuar me vaksinat e tanishme për të cilat, praktika është tre doza në gjashtë muaj.

Anëtarët e ACIP-it kanë bërë të ditur gjithashtu se, duke u bazuar në një studim të mëparshëm, që ka treguar fillimin e eventeve kardiovaskulare, përfshi infarktin akut të miokardit, duhet treguar kujdes ndaj vaksinës dhe duhen bërë studime të tjera pas tregtimit të saj. Si gjithmonë, rekomandimet e ACIP-it nuk janë përfundimtare, deri në publikimin në "Morbidity and Mortality Review".

 

CDC - Advisory Panel on Immunization Practices (ACIP)
https://www.cdc.gov/vaccines/acip/index.html


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC