Farmaci

shk52018

Trajtim me metforminë për vezoren policistike? Studimet tregojnë dobitë...

Metformina ndikon dukshëm në rregullimin e ciklit menstrual. Ajo redukton indeksin e masës trupore (IMT), testosteronin dhe hormonin luteinizues (LH), te gratë me sindromën e vezores policistike (PCOS) me peshë normale ose në mbipeshë, brenda gjashtë muajve, që nga fillimi i trajtimit. Të dhënat dhe rezultatet e këtij studimi interesant, janë publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism".

"Studimi ynë është një nga të paktët që ka marrë në studim efektet afatgjata të metforminës. Bëhet fjalë këtu për studimin e parë që vlerëson ndikimin e metforminës në të gjitha nëngrupet e grave që vuajnë nga PCOS-ja, ndërkohë që pjesa më e madhe e studimeve paraardhëse kishin marrë në studim veçanërisht pacientet obeze apo hiperandrogjenike", thotë Po-Kai Yang, Spitali Kombëtar i Universitetit të Taivanit), i cili është edhe autori kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë krahasuar përgjigjen ndaj metforminës te 119 gra në mbipeshë dhe me peshë normale, që vuanin nga PCOS-ja, duke vlerësuar rregullimin e ciklit menstrual gjatë trajtimit dhe të profileve hormonale, metabolike dhe antropometrike. Pacientet e kanë nisur trajtimin me 500 mg/die metforminë në muajin e parë, ndjekur nga 1.000 mg/die muajin e dytë dhe 1.500 mg/die nga muaji i tretë, deri në muajin e 24-ërt.

 

Gratë janë ndarë në këto katër nëngrupe:

 

                         1. Peshë normale dhe testosteron normal (49 paciente)
                         2. Peshë normale dhe testosteron i lartë (23 paciente)
                         3. Mbipeshë dhe testosteron normal (27 paciente)
                         4. Mbipeshë dhe testosteron i lartë (20 paciente)

Përqindja e pacienteve me cikël menstrual normal ishte më e lartë te gratë në mbipeshë, krahasuar me ato me peshë normale. Për gjashtë muaj, përqindja e grave me menstruacione normale ishte 47% në grupin me peshë normale dhe testosteron normal, 43 % në grupin me peshë normale dhe testosteron të lartë, 42% në grupin në mbipeshë dhe me testosteron normal dhe 42% në grupin në mbipeshë dhe me testosteron të lartë.

Pacientet e klasifikuara me peshë normale dhe me testosteron të lartë, që kishin normë më të ulët të menstruacioneve normale në fillim të studimit, kanë treguar një përmirësim më të madh në gjashtë muaj. Ato në mbipeshë dhe me testosteron normal në fillim të trajtimit, kanë treguar një përmirësim të vazhdueshëm deri në 12 muaj dhe kanë patur një përqindje më të lartë të cikleve menstruale normale (63%) pas dy vjetësh trajtim. Krahasuar me ekzaminimet fillestare, në muajin e 24-ërt, IMT-ja, testosteroni dhe LH-ja ishin dukshëm më të ulëta te pacientet në mbipeshë dhe me peshë normale, të trajtuara me metforminë.
"Megjithatë, do të jenë të nevojshme studime të tjera për të përcaktuar efektin e metforminës në grupe të ndryshme fenotipe", përfundojnë autorët.


J Clin Endocrinol Metab. 2018; doi: 10.1210/jc.2017-01739.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29325133


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC