Farmaci

jan312018

Tumori i veshkave. Reduktohet rreziku i përparimit, nëpërmjet një bari të ri

tags: VESHKA, tumor

"Përparimet në terapi dhe njohja më e mirë e faktorëve të rrezikut, do të na ndihmojë të luftojmë më mirë tumorin e veshkave". Kjo ishte shtylla e diskutimeve të mbajtura në konferencën CA.RE.3.0 kushtuar kancerit të veshkave, që u zhvillua ditët e fundit në Milano.
"Rastet me këtë patologji, kohët e fundit, kanë patur një rritje të lehtë. Në vitin 2017, prej saj janë prekur 13.600 italianë, por mbijetesa është përmirësuar dhe sot, rreth 70% e pacientëve janë gjallë, pesë vjet pas diagnostikimit", thotë Giario Conti, shef i Urologjisë së Spitalit "Sant'Anna" në Komo.

Eksperti kujton se deri para disa vitesh, nuk kishim shumë mjete në dispozicion kundër kancerit të veshkave, pasi radioterapia nuk rezultoi efektive dhe kimioterapia u përdor për qëllime jo më shumë se paliative: "Skenari ndryshoi me ardhjen e barnave molekulare të dedikuara, veçanërisht me frenuesit e tirozinë kinazës, të cilat i heqin tumorit aftësinë për të krijuar enë të reja, duke u rifurnizuar në këtë mënyrë, me gjak dhe oksigjen".
Konferenca u përqendrua kryesisht në tumoret metastatike dhe të përhapura dhe në terapitë kushtuar pacientëve të cilët kanë dështuar tashmë në trajtimin e vijës së parë. Në këtë aspekt, është prezantuar një bar i ti, cabozantinib-i, i cili është një frenues shumëqendror: "Cabozantinib-i ka të paktën tre objektiva kryesorë dhe ka një efekt shumë më të fuqishëm se barnat e deritanishme", thonë ekspertët.

Studimi i regjistruar ka bërë vlerësimin e 658 pacientëve, të cilët janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për t'u trajtuar me cabozantinib ose me një bar antitumoral ekzistues: everolimus. Gjatë këtij studimi, u vlerësuan tre parametra: mbijetesa e përgjithshme, mbijetesa pa përparim dhe shkalla e përgjithshme e përgjigjes.
"Rezultatet e barit të ri ishin jashtëzakonisht të favorshme, me një reduktim të rrezikut për përparim prej 42% dhe rrezikut të vdekjes, prej 34%".

Cabozantinib-i do të jetë në dispozicion së shpejti dhe do t'u jepet pacientëve te të cilët, trajtimi me një nga frenuesit e tjerë të tirozinë kinazës ka dështuar. Janë konsoliduar gjithashtu edhe njohuritë, në kuptimin e parandalimit. Conti shpjegon: "Dihet tashmë se disa faktorë mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të veshkave, duke filluar nga pirja e duhanit, që tani e dimë se është problem jo vetëm për mushkëritë, por edhe për shumë organe të tjera. Të tjerë faktorë janë alkooli, tensioni i lartë i gjakut dhe obeziteti".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC