Farmaci

jan222018

Terapitë me bakteriofagë, mund të luftojnë rezistencën ndaj antibiotikëve

Bakteriofagët, ose thjesht, fagët janë viruse që infektojnë bakteret duke u shumëzuar në brendësi të tyre, karakteristikë kjo që i pasuron me një potencial të nevojshëm për të luftuar rezistencën ndaj antibiotikëve. Me rastin e njëqindvjetorit të zbulimit të tyre, një artikull i publikuar në "PLOS Biology" dhe i firmosur nga Kristofer Wollein Waldetoft dhe Sam Brown (Instituti i Tekonologjisë në Xhorxhia), hedh idenë se, zhvillimi i terapive alternative për infeksionet e lehta mund të ngadalësojë rezistencën bakteriale, duke i kursyer antibiotikët për përdorim në infeksione më të rënda.

"Rezistenca ndaj antibiotikëve ngre një sfidë serioze dhe nganjëherë me pasoja fatale, mbi të gjitha në trajtimin e septikemive, infeksione të gjakut që nisin për shembull nga mushkëritë apo nga aparati urinar", deklaron Brown-i, duke shpjeguar se rezistenca verifikohet kur bakteret patogjene modifikojnë gjendjen e tyre në mënyrë që të reduktojnë efikasitetin e barnave. Për të identifikuar qasje të mundshme alternative në lidhje me terapinë, kërkuesit kanë rishqyrtuar studimet e mëparshme mbi antibiotikët, duke konstatuar se, përdorimi i tyre i gjerë në terapitë antibakteriale kundër infeksioneve të lehta kontribuon në mënyrë domethënëse në zhvillimin e rezistencës.

"Kjo ndodh, pjesërisht në mënyrë që antibiotikët të mund të reduktojnë rezistencën në çfarëdolloj bakteri të pranishëm te një pacient dhe meqenëse shumë antibiotikë veprojnë në mënyrë të ngjashme, një antibiotik i vetëm mund të nxisë rezistencën e shumë barnave",  thotë Waldetoft-i.

Një strategji kundër përhapjes së rezistencës ndaj antibiotikëve mund të jetë terapia me fagë, e përshkruar tashmë në vitin 2012, në një studim të publikuar në "Frontiers in Microbiology" në të cilin autorët thonin se bakteriofagët mund ta eleminonin infeksionin te një pacient, pa kompromentuar komunitetin e baktereve të dobishme për organizmin.

Në këtë këndvështrim, terapia me fagë përfaqëson një lloj "arme" biomjekësore inteligjente që godet një shënjestër specifike, duke reduktuar në minimum dëmet anësore që gjithsesi, mbeten të rralla. Një nga avantazhet më të rëndësishme të terapisë me fagë është që ndërsa antibiotikët funksionojnë pa dallim, duke vrarë si bakteret saprofite, ashtu edhe ato patogjene, çdo lloj fagu drejtohet saktësisht në një tip të caktuar mikrobesh.

Waldetoft-i dhe Brown-i nënvizojnë, sidoqoftë, se zhvillimi i alternativave jo antibiotike për infeksionet e lehta është vetëm njëra nga rrugët për luftimin e rezistencave. "Strategji të tjera përfshijnë ciklet e trajtimeve më të shkurta dhe përdorimin e antibiotikëve që veprojnë kundër një game të kufizuar mikrobesh", përfundojnë kërkuesit.


PLOS Biology 2017. Doi: 10.1371/journal.pbio.2003533
http://journals.plos.org/plosbiology/article?id=10.1371/journal.pbio.2003533


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC