Farmaci

nën302017

Sildenafil do të shitet si Otc në Britaninë e Madhe

tags: OTC
Nga pranvera e vitit të ardhshëm sildenafil, bari më i famshëm dhe më i përdorur për të kuruar shqetësimet e disfunksionit erektil, mund të blihet pa recetë në farmacitë britanike. Vendimi është marrë nga agjencia rregullatore e Mbretërisë së Bashkuar, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) pas një konsultimi publik. Sot shitja kryhet vetëm në bazë të një përshkrimi mjekësor. Ndërsa, vitin e ardhshëm do të jetë farmacisti që do të vendosë nëse duhet të shesë "pilulën blu" për qytetarët e rritur të cilët e kërkojnë, por gjithnjë duke pasur parasysh përshtatshmërinë dhe sigurinë; shitja do të refuzohet për pacientët me patologji të rënda kardiake ose në risk për sëmundje kardiovaskulare, për subjektet me insuficiencë hepatike ose renale dhe për ata që trajtohen me barna të tjera, pasi mund të kenë ndërveprime të padëshiruara.  
Farmacistët do të shpjegojnë edhe mënyrën korrekte të marrjes së barit: pilula 50 mg mund të gëlltitet një orë para raportit seksual, por nuk duhet të merret më shumë se një herë në ditë.
Vetëm nëse farmacisti do të vendosë për mos-shitjen e barit, pacientit do t'i nevojitet që t'i drejtohet mjekut për të kërkuar përshkrimin. Sildenafil është një ndër barnat më të shitur nëpërmjet internetit, por dihet se blerjet online janë shpesh të pasigurta dhe i ekspozojnë qytetarët ndaj risqeve të dukshme për shëndetin: Britania e Madhe është vendi i parë që tenton të frenojë fenomenin nëpërmjet lejimit të shitjes së barit si Otc.
Mick Foy, menaxher grupi në MHRA i cili merret me vigjilencën dhe kontrollin e barnave, pohon se "ky vendim është një lajm shumë i mirë për shëndetin e meshkujve; disfunksioni erektil mund të jetë një gjendje dobësuese dhe prandaj është e rëndësishme që burrat të kenë akses të lirë në trajtime të sigurta e të ligjshme dhe të mos ndjejnë nevojën që t'i drejtohen blerjeve online, shpesh të falsifikuara, të cilat mund të kenë efekte anësore edhe të rënda".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC