Farmaci

qer212017

Sildenafil në formulim që tretet nën gjuhë: vlerësimi i bioekuivalencës dhe avantazhet

Së shpejti do të futet në tregun italian një formulim i ri i sildenafil, i cili mund të përmbushë më mirë kërkesat e përdorimit sipas nevojës: aplikohet nën gjuhë dhe shkrihet shpejt duke lëshuar në pështymë barin, që më pas kalon në qarkullimin sistemik. "Në fakt, - shprehet Agostino Specchio nga Associazione Medici Endocrinologi, - inhibitorët e PDE5 të aprovuar si terapi për disfunksionin erektil dhe që janë aktualisht në treg (Sildenafil, Tadalafil, Vardenafil dhe Avanafil), ndonëse kanë të njëjtin mekanizëm veprimi, dallojnë nga  profil specifik farmakokinetik që kushtëzon zgjedhjen sipas çdo lloj kërkese të pacientit".
Megjithatë 40-50% e përdoruesve tregon se përdorimi i tyre është i pamjaftueshëm për t'iu rikthyer një jete seksuale normale, me një normë ndërprerjeje të trajtimit që shkon nga 30 në 80% e që nuk varet vetëm nga faktori ekonomik, por edhe nga perceptimi i barit si bezdisës, pritja për fillimin e veprimit, komoditeti i konsumimit, efektet anësore etj. Prandaj përdorimi sipas nevojës shfaqet si më i përshtatshmi për nevojat e çiftit. "Karakteristika më e rëndësishme e këtij formulimi të ri është "liria e përdorimit", që i lejon pacientit të konsumojë barin pa e perceptuar këtë gjest si artificial apo mjekësor dhe duke i dhënë spontanitetin natyral seksualitetit, - vijon Specchio. - Në prill të 2017-s është publikuar një studim i bioekuivalencës midis dy formulimeve të sildenafil: me tretje në gjuhë dhe në tableta tradicionale. Farmakokinetika e tyre është krahasuar në 53 meshkuj vullnetarë, të shëndetshëm me moshë 15 - 51 vjeç, ku testi i bioekuivalencës u përmbush plotësisht. Filmat që treten nën gjuhë, substanca aktive e të cilave përthithet nëpërmjet mukozës orale, përveç se nuk kërkojnë ujë zotërojnë si avantazhet e formulimeve në tableta (dozim preciz dhe lehtësi administrimi) edhe të atyre likuide (lehtësi gëlltitje dhe biodisponueshmëri e shpejtë, falë bypass-it hepatik)".

Konfeksionet që do të nxirren në treg do të përmbajnë 2, 4 dhe 8 filma, me doza 25-50-75 dhe 100 mg, me çmime të ngjashme me ato të sildenafilit gjenerik.

 

Irfan M et al. Saudi Pharm J, 2016. Bala R, et al. Int J Pharm Investig, 2013. Corona G, et al. Andrology, 2016
Drug Des Devel Ther, 2017; 11: 1183-92.

 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC