Farmaci

maj112017

Dhimbjet muskulore te pacientët në terapi me statina, efekt i mundshëm noceb

tags: Statina

Sipas një studimi të publikuar në The Lancet, kur pacientët nuk janë të vetëdijshëm se po përdorin statina, nuk regjistrohet një rritje e simptomave muskulore, por kur e dinë se po i përdorin ekziston një mundësi më e madhe që të sinjalizojnë simptoma të cilat lidhen me efektin nocebo (autosugjestionimi për efekte negative nga barnat). "Efekti nocebo, njësoj si efekti placebo, mund të jetë shumë i fortë e të ketë ndikim të madh te pacienti, - thotë Ajay Gupta, nga National Heart and Lung, Institute Imperial College në Londër, autor kryesor i studimit. - Nuk është fjala për njerëz të cilët i shpikin simptomat: pacientët mund të provojnë një dhimbje të vërtetë si rezultat i efektit nocebo dhe nga pritshmëria që barnat shkaktojnë dëme".

Studimi tregon se është pikërisht pritshmëria e një dëmi që rrit dhimbjet muskulore dhe brishtësinë, më shumë se sa vetë barnat". Studimi është zhvilluar në dy faza të njëpasnjëshme, njëra në të verbër dhe tjetra në të hapur. Në fazën e parë të zhvilluar mes viteve 1998-2002, 10.180 pacientë në Britaninë e Madhe, Irlandë dhe Skandinavi me moshë 49-79 vjeç me hipertension dhe të paktën tre faktorë të tjerë risku, u randomizuan që të merrnin atorvastatinë 10 mg ose placebo dhe u ndoqën për tre vjet. Në fund të fazës së parë, bari u tregua efikas dhe të njëjtëve pacientë iu ofrua zgjedhja që të merrnin një statinë, në fazën e hapur. 9.899 pjesëmarrësit e fillimit u ndoqën për dy vite të tjera dhe 65% zgjodhën të përdornin barin.

Gjatë pjesë së parë të studimit, norma e simptomave të lidhura me muskujt ishte e ngjashme mes grupeve që merrnin statina ose placebo, por gjatë fazës së dytë simptomat muskulore ishin rreth 41% më të zakonshme mes personave që merrnin statina.
"Shpesh është pohuar se normat e efekteve anësore muskulore ishin të ulëta në studimet e randomizuara dhe të kontrolluara për shkak të seleksionimit të pacientëve, - shprehen në një editorial Juan Pedro Botet nga Hospital del Mar dhe Juan Rubiés Prat nga Universitat Autònoma de Barcelona, në Spanjë. - Kështu, pika e forcës së studimit të Gupta qëndron në faktin se në këtë rast bëhej fjalë për të njëjtët pacientë, nuk ekzistonte asnjë periudhë prezantimi për të përjashtuar pacientët intolerantë ndaj terapisë dhe pak pacientë kishin marrë më parë statina".

 

The Lancet 2017. doi: 10.1016/S0140-6736(17)31075-9 http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)31075-9/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC