Farmaci

shk242017

Dezinfektuesit me kloreksidinë, alarm nga FDA mbi reaksionet alergjike të rralla por të rënda

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka paralajmëruar profesionistët e shëndetësisë mbi risqet për reaksione alergjike të rralla por të rënda të shkaktuara nga dezinfektuesit për lëkurën, të cilët përmbajnë kloreksidinë glukonate dhe shiten si produkte banaku (OTC). Ndonëse të rralla, sinjalizimet e rasteve të rënda janë shtuar gjatë viteve të fundit: 52 janë rastet me anafilaksi të regjistruar në 45 vitet e fundit, të gjitha të rënda, 26 në rrezik për jetën nga të cilët në 2 raste vdiqën.
Nën dritën e këtyre të dhënave, enti amerikan ka vendosur t'iu kërkojë prodhuesve që të shtojnë etiketa të cilat paralajmërojnë këtë risk. Komunikata e FDA-së sqaron se kloreksidinë glukonate gjendet në produkte banaku për dezinfektimin dhe përgatitjen e lëkurës para një ndërhyrjeje kirurgjike ose injektimi për të reduktuar bakteret që mund të shkaktojnë infeksione, por edhe në kolutorët për të trajtuar gingivat ose sëmundjet paradontale. Produktet janë në përgjithësi në dispozicion si solucione, lavazhe, sfungjerë dhe tamponë. 

FDA gjithashtu iu rekomandon profesionistëve të shëndetësisë t'i pyesin gjithnjë pacientët nëse kanë pasur ndonjëherë një reaksion alergjik ndaj çdo antiseptiku para se të përshkruajë një produkt që përmban kloreksidinë glukonate dhe, në këtë rast duhet të konsiderojë produkte dezinfektuese alternative si jodi povidone, alkooli, benzalkonium kloruri ose paraklorometaksilenoli. Reaksionet mund të verifikohen brenda pak minutave nga ekspozimi dhe simptomat përfshijnë dispne ose vështirësi respiratore, ënjtje në fytyrë, ortikarie që mund të avancojnë shpejt ndaj simptomave më të rënda ose irritime në lëkurë apo shok anafilaktik, një kusht i vështirë për jetën që verifikohet kur trupi nuk ka fluks sanguin të mjaftueshëm.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC