Farmaci

dhj272016

Statinat, efekt diabetogjen modest te jo diabetikët

tags: Statina

Sipas një studimi të publikuar në "The American Journal of Cardiology", incidenca e diabetit melit tip 2 shkaktuar nga trajtimi hipolipemizues me statina është relativisht e ulët te personat jo diabetikë.
"Qëllimi i analizës sonë ishte që të vlerësonim në kontekstin e insulino-rezistencës (e identifikuar nga prania e pre-diabetit me nivele të larta të triglicerideve ose me një indeks të masës trupore (BMI) të barabartë me 27 ose më të madhe) rritjen e riskut për diabet melit tip 2 nga trajtimi me statina", shpjegon një ndër autorët e artikullit, Payal Kohli, nga Kaiser Permanente në Denver. Kohli bashkë me kolegët ka zhvilluar një analizë retrospektive mbi personat jo diabetikë që kanë marrë pjesë në studimet Treating to New Targets (Tnt) dhe Stroke Prevention of Aggressive Reduction in Cholesterol Levels (Sparcl), në protokollin e të cilave ishte parashikuar përdorimi i atorvastatinës.

Pjesëmarrësit u ndanë në disa grupe: glicemi esëll në kufijtë e normës (Nfg) dhe trigliceride (Tg) të njëjta ose më të ulëta se 150 mg/dl, si dhe Nfg e Tg më të larta se 150 mg/dl. "Rigrupime analoge u krijuan duke zëvendësuar nivelet e triglicerideve me vlera të indeksit të masës trupore më të ulëta, të barabarta, apo më të larta se 27", shkruajnë kërkuesit. Pas përllogaritjeve ata zbuluan se 8.2% e pjesëmarrësve në dy trialet zhvilluan diabet tip 2, me një variacion të normave të diabetit melit tip 2 mes 2.8% dhe 3.2% (statina vs placebo) në glicemi normale dhe trigliceride < 150 mg/dla mes 22.8% dhe 17.8% (pre diabet dhe Tg >150 mg/dl), rezultate të ngjashme me ato të arritura me vlerat e indeksit të masës trupore në vend të triglicerideve.

"Këto të dhëna sugjerojnë se impakti diabetogjen i trajtimit me atorvastatinë është relativisht modest dhe se prediabeti, BMI dhe niveli i triglicerideve të larta identifikojnë subjektet në risk për të zhvilluar diabet nga përdorimi i atorvastatinës", përfundojnë autorët, që në disa raste kanë theksuar konfliktin e interesit për lidhjet financiare me kompani farmaceutike mes të cilave Pfizer, e cila ka financuar të dyja trialet.

 

Am J Cardiol. 2016. doi: 10.1016/j.amjcard.2016.07.054
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27614854  


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC