Farmaci

dhj192016

Skleroza multiple sekondare progresive: Baf312 kalon testet e fazës III

Baf312 (siponimod) ka dhënë rezultatet e para në një studim të fazës III të zhvilluar mbi pacientë të prekur nga skleroza multiple sekondare progresive (Smsp). Lajmin e bën të ditur Novartis, kompania qe po merret me zhvillimin e barit i cili administrohet në rrugë orale dhe që është në gjendje të reduktojë riskun e progresionit të disabilitetit në krahasim me placebon.

Kompania ka komunikuar se studimi EXPAND ka qenë më i madhi i udhëhequr ndonjëherë për Smsp, në të cilin u përfshinë rreth 1.651 persona me sklerozë multiple sekondare progresive nga 31 shtete. Ata u ndanë në mënyrë rastësore që të merrnin BAF312, 2 mg ose placebo sipas një proporcioni 2:1. Baf312 (siponimod) është një modulator selektiv i llojeve specifike të receptorit të sphingosine-1-fosfat (S1P). Receptori S1P gjendet zakonisht në sipërfaqen e qelizave specifike që ndodhen në sistemin nervor qendror dhe që janë përgjegjës për dëme të cilat shkaktojnë humbjen e funksionalitetit në format sekondare progresive të Smsp. Baf312 penetron në tru dhe duke u lidhur me këta receptorë specifikë, mund të pengojë aktivizimin e këtyre qelizave të reja të dëmshme, duke kontribuar në reduktimin e humbjes së funksionimit fizik dhe konjitiv të lidhur me sklerozën multiple sekondare progresive.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC