Farmaci

dhj62016

Statinat, kura me intesitet të lartë redukton vdekshmërinë

tags: Statina

Ekziston një lidhje mes vdekshmërisë dhe intesitetit të kurës me statina, sipas një studimi të publikuar  në "Jama Cardiology", i cili e konfirmon trajtimin si një gur të çmuar në parandalimin e sëmundjes aterosklerotike kardiovaskulare (Ascvd). "Edhe pse është treguar vazhdimisht se përdorimi i statinave redukton sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë kardiovaskulare, trajtimi i përgjithshëm dhe ai me intesitet të lartë në veçanti mbeten pak të përdorur te pacientët me sëmundje aterosklerotike kardiovaskulare", pohon autori Paul Heidenreich nga Stanford University në Kaliforni, i cili bashkë me kolegët ka ekzaminuar vdekshmërinë kardiovaskulare në raport me intesitetin e terapisë me statina në rreth 500 mijë pacientë, me moshë mesatare 60 vjeç, të asistuar nga sistemi shëndetësor Veterans Affairs.

"Intesiteti i terapisë është përkufizuar sipas indikimeve të udhëzuesit 2013 të Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe përdorimi i statinave të ndryshme është vlerësuar duke analizuar përshkrimet e kryera në harkun e 6 muajve", shpjegojnë kërkuesit, duke saktësuar se 30% e grupit të studimit merrte statina me intesitet të lartë, si atorvastatina nga 40 në 80 mg, rosuvastatina nga 20 në 40 mg dhe simvastatina 80 mg. 

Anasjellats, 46% e kampionit ndiqte një kurë me intensitet të moderuar: atorvastatina nga 10 në 20 mg, fluvastatina 40 mg dy herë në ditë ose 80 mg një herë në ditë, lovastatina 40 mg, pitavastatina nga 2 në 4 mg, pravastatina nga 40 në 80 mg,  rosuvastatina nga 5 në 10 mg dhe simvastatina nga 20 në 40 mg.

Në fund 6.7% e pjesëmarrësve ishte në trajtim me intesitet të ulët: fluvastatina nga 20 në 40 mg, lovastatina 20 mg, simvastatina 10 mg, pitavastatina 1 mg dhe pravastatina nga 10 në 20 mg, ndërsa 18% nuk i merr statinat.
Në fund të follow up-it të zgjatur mesatarisht 492 ditë, kërkuesit zbuluan një lidhje progresive mes intesitetit të kurës dhe vdekshmërisë në një vit: 4% për intesitetin e lartë; 4.8% për intesitetin e moderuar; 5.7% për intensitetin e ulët dhe 6.6% për ata që nuk merrnin statina.

"Këto rezultate sugjerojnë një mundësi të ndjeshme përmirësimi në parandalimin sekondar të sëmundjes aterosklerotike kardiovaskulare me optimizim të intesitetit të terapisë me statina", komenton në një editorial Robert Bonow, profesor i kardiologjisë në "Northwestern University Feinberg School of Medicine" në Çikago.

 

 

Jama Cardiol. 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.4052
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27829091

Jama Cardiol. 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.4479
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27829079


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC