Farmaci

kor72016

Antikoagulantët e rinj oralë janë alternativa të sigurta të warfarin-ës në fibrilacionin atrial

Në praktikën e përditshme klinike të gjithë antikoagulantët e rinj oralë (NAO) duket se janë alternativa të sigurta dhe efikase të warfarin-ës, me risk vdekshëmrie dhe hemorragjish madhore shumë të ulët kur është fjala për apixaban e dabigatran krahasuar me antagonistët  e vitaminës K. Faktin e pohon Gregory Lip nga Instituti i Shkencave Kardiovaskulare në Universitetin e Birmingamit, koordinator i një prej studimeve të sapo publikuara në "British Medical Journal".

"Trajtimi i aplikuar si me antagonistët e vitaminës K edhe me antikoagulantët e rinj oralë direktë është esencial për parandalimin e iktusit, embolisë sistemike dhe vdekshmërisë për të gjitha shkaqet te pacientët me fibrilacion atrial jo valvular dhe një ose më shumë faktorë risku për iktusin", shpjegon kërkuesi duke nënvizuar se nga një metanalizë del se antikoagulantët e rinj oralë kanë një raport më të favorshëm risk/përfitim në krahasim me warfarin-ën, me një reduktim domethënës të frekuencës për iktus, emboli sistemike, hemorragji intrakranikale dhe vdekshmëri.
 
"Ndonëse përdorimi i antikoagulantëve të rinj oralë në praktikën klinike të përditshme është në rritje nga tregtimi i tyre, deri më tani është publikuar vetëm ballafaqimi i një antikoagulanti të ri oral me warfarin-ën, ndërsa studime të efikasitetit dhe sigurisë krahasuese në të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të përdorur në praktikën e  përditshme  janë aktualisht në mungesë", shkruajnë autorët të cilët duke u nisur nga këto predispozita kanë ballafaquar efikasitetin dhe sigurinë e dabigatran, rivaroxaban dhe apixaban me warfarin-ën në jetën reale, duke analizuar një koortë daneze të më shumë se 60 mijë pacientëve me fibrilacion atrial, të seleksionuar nga tre regjistra në nivel kombëtar: regjistri i përshkrimeve, regjistri i pacientëve dhe regjistri civil. Pas përllogaritjeve, kërkuesit zbuluan se të gjithë antikoagulantët e rinj oralë janë alternativa të sigurta dhe efikase të warfarin-ës në praktikën klinike. Pas një viti terapie, rivaroxaban shoqërohet me një incidencë më të vogël për iktus ishemik ose evente embolike sistemike; apixaban e dabigatran kanë norma hemorragjie dhe vdekshmërie shumë më të ulëta.

 

Bmj. 2016 Jun 16;353:i3189. doi: 10.1136/bmj.i3189
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27312796


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC