Farmaci

qer202016

Astma, tiotropiumi efikas pavarësisht nëntipit alergjik

Konfirmime të reja për efikasitetin e tiotropiumit soft-mist si shtesë në terapinë normale anti-astmatike vijnë nga Akademia Amerikane e Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë. Të dhënat e prezantuara në kongresin e saj janë fryt i analizave të reja klinike të cilat e vlerësuan tiotropiumin Respimat® si terapi shtesë, përkatësisht te të rriturit që vazhdonin të ishin simptomatikë pavarësisht terapisë me ICS/LABA dhe te të rriturit që vazhdonin të ishin simptomatikë me të paktën një ICS në dozë mesatare.

Analiza tregon se si në terapitë e astmës shtimi i tiotropiumit me bombol soft-mist ndihmon në përmirësimin e funksioneve respiratore dhe kontrollin e simptomave. Ky i fundit është vënë në dukje nëpërmjet pyetësorit me 7 pyetje për kontrollin e astmës, Asthma Control Questionnaire (ACQ-7) dhe se si kjo verifikohet pavarësisht fenotipit T helper 2 (të ulët dhe të lartë), e përcaktuar mbi bazën e niveleve të IgE më të vogla ose më të mëdha se 179.2 IU/L (ose 430 microg/L) dhe të një numri eozinofilesh më e vogël ose më e madhe se 600/ microL.

Është vënë re gjithashtu se shtimi i tiotropium Respimat® është një opsion i toleruar mirë dhe efikas për pacientët astmatikë, pavarësisht nga nëntipi alergjik, - deklaron Mark Vandewalker, drejtor mjekësor në klinikën kërkimore të Ozark (Misuri, SHBA). - Për personat me astmë alergjike që vazhdojnë të jenë simptomatikë, shtimi i tiotropiumit ndihmon në zgjerimin e rrugëve të frymëmarrjes të ngushtuara, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen".

Tiotropiumi është përfaqësuesi i parë i një klase të re barnash që është aprovuar në dekadën e fundit për terapinë e astmës dhe tashmë ka gjetur vend në udhëzuesit GINA (Global Initiative for Asthma), ku indikohet të përdoret bashkë me terapinë ICS/LABA te të rriturit mbi 18 vjeç.

Udhëzimet sugjerojnë edhe një lloj inhalatori për përdorim: është fjala për një inhalator soft-mist pikërisht si ai që është në dispozicion për tiotropiumin (Respimat®). Ky i fundit karakterizohet nga një mekanizëm i veçantë furnizimi që lejon të prodhohet një avull i lehtë i barit. Mjafton një thithje e thellë në mënyrë që bari të arrijë mushkëritë në thellësi.


PrimoTinA-asthma® dhe MezzoTinA-asthma®


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC