Farmaci

dhj222015

"Viagra femërore" dhe raporti përfitim/risk. Në Evropë u refuzua

tags: Viagra

Gjatë këtij viti është folur shumë për një bar të ri të aprovuar prej disa muajsh në Shtetet e Bashkuara, i cili favorizon përtëritjen e dëshirës seksuale të humbur te gratë. Është flibanserin por nga shumë është pagëzuar si "viagra femërore" edhe pse me viagrën nuk ka asgjë të përbashkët në realitet. Aprovimi nga Administrata amerikane e Barnave (FDA) ka ngjallur reagime të forta dhe debate në botën shkencore. Kërkesa për aprovimin e këtij bari u refuzua disa vite më parë në Evropë dhe pak kohë më vonë molekula iu shit një kompanie amerikane, e cila për momentin nuk duket e interesuar për tregun evropian.
Rossella Nappi, gjinekologe në Universitetin e Pavias, koordinoi pjesën italiane të studimit klinik të zhvilluar nga kompania prodhuese në 13 shtete evropiane. Gjatë asaj kohe për herë të parë u shtrua kërkesa për aprovimin e flibanserin që në fakt mori dritë të kuqe si në Evropë edhe në Shtetet e Bashkuara.
"Çrregullimet e dëshirës femërore janë shpesh të lidhura me faktorë që nuk janë biologjikë, por edhe psikologjikë dhe marrëdhëniorë, sepse influencohen nga raporti me partnerin. Për gruan roli i hormoneve është i ndjeshëm sepse seksualiteti është shumë i lidhur me fertilitetin", thotë Nappi.

Në rastin e të ashtuquajturës "viagra femërore", eksperimentimet amerikane kanë ofruar rezultate pozitive sa i takon bilancit përfitim/risk. Studimet mbi flibanserin të drejtuara në Evropë disa vite më parë nuk dhanë rezultate të njëjta në të gjitha shtetet dhe prandaj kërkesa për aprovim e prezantuar në atë kohë u refuzua.

Ndërsa në studimet e zhvilluara në SHBA, përdorimi i vazhdueshëm i barit rezultoi me një rritje domethënëse të dëshirës seksuale dhe të numrit të raporteve seksuale në krahasim me përdorimin e placebos. "Gratë kishin mesatarisht një raport seksual më shumë në muaj, por 10% e rasteve patën të përziera dhe marramendje, si  dhe ndërveprime farmakologjike në rast të konsumimit të pijeve alkoolike. Efektet fillojnë të manifestohen pas 6-8 javësh nga përdorimi. Brenda kësaj mesatareje ka megjithatë diferenca nga gruaja në grua: funksionon më mirë te gratë që kanë një raport të mirë në çift dhe një nivel të lartë vetëvlerësimi", shprehet Nappi, megjithatë ajo shton: "Rekomandimi im është që flibanserin të mos merret pa mbikëqyrjen e një specialisti, jo aq për shkak të efekteve të mundshme anësore, se sa për faktin se çrregullimi i dëshirës ose dhimbja që shoqëron ndonjëherë raportin, mund të lindë nga një situatë patologjike, e cila zgjidhet me mjete të tjera, gjithashtu ka edhe barna të tjera që janë në proces studimi".

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC