Farmaci

tet52015

Sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, nga ERS risitë e fundit mbi qasjet terapeutike

tags: astmë, BPKO

Mes temave kryesore në Kongresin e 25° të "European Respiratory Society" (ERS), që u mbyll fundjavën e kaluar në Amsterdam u diskutua edhe mbi patogjenezën e astmës dhe bronkopneumonisë kronike obstruktive (BPKO). Specialistët i shohin këto dy sëmundje jo më si dy patologji me fenotipe të specifikuara mirë,  por si kushte heterogjene dhe të diversifikuara që kërkojnë terapi të përshtatshme. Një aspekt i rëndësishëm i trajtimit është ndërhyrja me pajisje inhalatore, jo vetëm efikase por edhe me lehtësi administrimi nga ana e pacientit.
"Sa i takon astmës, nevoja kryesore e papërmbushur lidhet me menaxhimin e formës së rëndë të saj që prek 10-15% të pacientëve", pohon Alberto Papi, drejtor i klinikës pneumologjike në Universitetin e  Ferraras. "Trajtimi standard përbëhet nga kombinimi i kortikosteroideve inhalatore me beta2-antagoniste afatgjatë (Icsi/Laba). Por, rreth 2 vjet më parë u prezantua tiotropiumi që historikisht ishte përdorur në trajtimin e BPKO-së".
Lindi kështu programi klinik UniTinA ku inhalimi i tiotropiumit ofrohej si shtesë ndaj një terapie me Ics/Laba me doza të ndryshme. Qëllimi primar ishte që të kontrolloheshin simptomat në shumë pacientë pavarësisht trajtimit.
Në studimin e parë shtimi i tiotropiumit, bronkodilatator me kohë të gjatë veprimi, në terapinë me Ics apo Ics/Laba (terapi e trefishtë) tregoi se rritte funksionin respirator, përmirësonte kontrollin e astmës në 68% të pacientëve dhe reduktonte riskun e ri-acarimit me 21%. 
"Tiotrapiumi në astmë, - pohon Papi, - propozohet pra si një opsion i parë te pacientët në gjendje të rëndë që nuk i përgjigjen terapisë me Ics/Laba edhe në doza të larta. Gjithashtu ka 2 avantazhe të tjera: nuk ka një përdorim selektiv në bazë të fenotipit të pacientëve dhe nuk ka kostot e biologjikëve që janë duke u zhvilluar". Aktualisht tiotropiumi është i disponueshëm në inhalatorin e zakonshëm, i shoqëruar me indikimet e EMA-s për astmën të pakontrolluar si "add on" në terapinë standarde.

Risi  regjistrohen edhe në paradigmat e trajtimit të BPKO-së, kryesisht nën dritën e rezultateve të studimeve mbi kombinimin tiotropium/olodaterol si terapi e zgjedhjes së parë në vend të kombinimit Icsi/Laba."Rezultatet e analizës post-hoc të studimit Otemto, - shpjegon Dave Singh nga University Hospital of South Manchester, - tregojnë se tiotropium/olodaterol ofron përmirësim klinikisht domethënës të cilësisë së jetës te pacientët me BPKO në gradën Gold 2".
"Ndonëse nuk ekziston ndonjë kurë për BPKO-në, përmirësimi i cilësisë së jetës është një nga objektivat kryesore terapeutike. Kur sëmundja diagnostikohet për herë të parë, për shumë pacientë funksioni respirator është tashmë i kompromentuar. Rezultatet e kësaj nën-analize vënë në dukje se kombinimi tiotropium/olodaterol mund të japë një mundësi të mirë ripërtëritjeje", pohon Mario Cazzola, drejtore e departamentit të sëmundjeve respiratore në Universitetin e Romës Tor Vergata.  Fjala është për kombinimin e dy bronkodilatatorëve me profil farmakokinetik e farmakodinamik të ngjashëm, por me mekanizëm të ndryshëm veprimi, duke vepruar si në kontrollin vagal edhe në stimulimin e receptorëve adrenergjikë bronkialë, me një profil të favorshëm sigurie.
"Rezultatet e studimit Energito,-pohon Kai-Michael Beeh nga Instituti i kërkimeve respiratore në Wiesbaden (Gjermani), - tregojnë se tiotropium/olodateroli ka arritur një përmirësim me 42% të Fev1 krahasuar me kombinimin me doza fikse të salmeterolit/flutikason, shpesh i administruar në mënyrë të papërshtatshme". 
Terapitë përmbajtëse Ics kanë sigurisht një rol në menaxhimin e BPKO-së dhe rezultatet e "Energito" konfirmojnë edhe më tej potencialin e përfitimit tiotropium/olodaterol (kombinim në një pajisje unike të aprovuar nga EMA) si terapi e linjës së parë në BPKO. Për më tepër terapitë me steroide janë të nevojshme vetëm te pacientët me sëmundje në faza më të avancuara". 

Në terapinë inhalatore të sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike, pajisja në çdo rast është esenciale sepse lejon arritjen e barit në mushkëri, reduktimin e efekteve anësore sistemike dhe siguron efikasitet të trajtimit në kohë më të shpejtë. 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC