Farmaci

kor232015

Nën vëzhgim për efekte anësore të rralla dy vaksina kundër HPV-së

tags: HPV, Pap Test

Komiteti i Vlerësimit të Risqeve për Farmakovigjilencën (PRAC) ka pasur në rend dite dje rivlerësimin e disa efekteve anësore nga administrimi i dy vaksinave (Gardasil e Cervarix) kundër Papillomavirus (Hpv). I autorizuar për shitjen në Evropë që nga viti 2006, Gardasil (kuadrivalent) është indikuar duke nisur nga mosha 9 vjeç për parandalimin e lezioneve prekanceroze, tumoret e qafës së mitrës ose anale apo kondiloma gjenitale të shkaktuara nga tipe të ndryshme onkogjenike të Papillomavirus-it. Nga mosha 9 deri në 13 vjeç, Gardasil  administrohet në dy doza (0-6 muaj), pas moshës 14 vjeç në tre doza (0-2-6 muaj).
Cervarix i autorizuar nga viti 2007 është një vaksinë bivalente që administrohet mes moshës 9-14 vjeç në dy doza dhe pas moshës 14 vjeçe në tre doza (0-1-6 muaj) për parandalimin e dëmtimeve gjenitale pre-kanceroze (të qafës së mitrës, vulvës, vaginës) dhe të kancerit të qafës së mitrës të shkaktuar nga HPV. Të dyja vaksinat indikohen ekskluzivisht për përdorim profilaktik dhe nuk kanë ndonjë efekt në lezionet aktive. Qëllimi i rivlerësimit është të përcaktohet nëse ka një lidhje shkakore mes këtyre vaksinave dhe riskut të shfaqjes së dy efekteve anësore shumë specifike: E para është sindroma e dhimbjes rajonale komplesive (Crps) e karakterizuar nga dhimbje e gjymtyrëve, alterime trofike të indeve dhe të sistemit vazo-motor. E dyta është sindroma e takikardisë posturale ortostatike (Stpo) ku një masë e reduktuar e gjakut kthehet në zemër me një rritje anormale të frekuencës kardiake kur një individ ngrihet nga një pozicion i shtrirë dhe ka marramendje, dhimbje koke, ndjesi dobësie, e më rrallë gjendje të fikti. Disa raste me Crps dhe Stpo të sinjalizuara në Gjermani, Australi, Japoni, Shtetet e Bashkuara, Danimarkë dhe Francë ishin objekte vlerësimesh periodike nga viti 2013, por pa arritur në përcaktimin e një raporti shkak-efekt me vaksinën anti Hpv.
Rezultatet e gjetjes së provave të reja që do të publikohen në muajin tetor, mund të modifikojnë informacionet për pacientët dhe operatorët shëndetësorë, por ndërkohë rekomandimet mbi administrimin e të dyja vaksinave mbeten të njëjta. Vaksina iu këshillohet vajzave që kanë arritur moshën 12 vjeç, pra para nisjes së aktivitetit seksual dhe ekspozimit ndaj virusit. Është e disponueshme me pagesë në farmaci e destinuar për femrat që nuk kanë kontraktuar infeksionin Hpv dhe parashikon indikime dhe përshkrime të mjekut.

Bashkë me vendimin për t'u vaksinuar kundër riskut të kancerit të qafës së mitrës (që megjithatë nuk e zëvendëson 'screening' - Pap test çdo tre vjet), duhet pasur parasysh risku nga ekspozimet e mëparshme ndaj Hpv-së, prevalenca gjeografike e tipit të virusit dhe përfitimet e pritura.  


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC