Farmaci

pri222015

Barnat e falsifikuara, ekspertët denoncojnë: Problem në nivel global

Mes barnave anti-malarikë, anti-tuberkuloz, antibiotikë dhe kundër leshmaniozës, një përqindje mes 9% dhe 41% rezulton e falsifikuar dhe me një cilësi që nuk i korrespondon standardeve. Faktin e nënvizon një artikull i publikuar në suplementin e fundit të "American Journal of Tropical Medicine and Hygiene", që dokumenton një total prej 16.800 kampionesh të inspektuara. Sipas autorëve shpërndarja e barnave me cilësi të dobët është një kërcënim real dhe urgjent që mund të kompromentojë dekada përpjekjesh dhe suksesesh në betejën kundër SIDA-s, malaries dhe tuberkulozit. Ekspertët pohojnë se fenomeni është gjerësisht i nënvlerësuar, veçanërisht i rënduar në vendet me të ardhura të ulëta e megjithatë është problem në shkallë botërore. Pasojat mund të jenë të rënda: një nga artikujt vlerëson 122.350 fëmijë afrikanë të vdekur gjatë 2013-ës për shkak të barnave anti-malarikë të falsifikuar.

Studime të tjera kanë identifikuar anti-biotikët me cilësi të dobët, që mund të dëmtojnë shëndetin dhe të rrisin rezistencën antimikrobike. Shkencëtarët kanë besim në zbatimin e metodologjive të reja që lejojnë identifikimin e këtyre barnave në pikat e blerjes, por ndërkohë duhet një përgjigje ndërkombëtare urgjente dhe e koordinuar. Joel Breman, një nga autorët e artikullit dhe studiues i "National Institutes of Health", shprehet se nevojitet urgjent një bashkëpunim mes politikanëve, shkencëtarëve, ekspertëve në teknologji, kontroll, epidemiologji dhe logjistikë për të garantuar zinxhirë të sigurt të furnizimit global me këto barna. Edhe ish-komisionerja e Administratës së Barnave dhe Ushqimit, Margaret Hamburg, shpjegon se nevoja e një vigjilence më të madhe rrjedhojë e globalizimit, pra "duhet një vëmendje më e madhe për sigurinë për të parandaluar ekspozimin e pacientëve ndaj produkteve të falsifikuara".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC