Farmaci

pri132015

Akne inflamatore, rezultate të mira nga një kombinim i ri

tags: AKNET

Kombinimi i retinoidit adaplene me peroksid benzoili në trajtë xheli për aplikim topik, duket efikas në trajtimin afatgjatë të pacientëve me akne inflamatore të moderuar dhe të rëndë. Dy studime amerikane të prezantuara në San Francisco me rastin e kongresit '73 të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, tregojnë më shumë për këtë kombinim të ri. Studim i parë i koordinuar nga Jonathan Weiss ka rezultuar i suksesshëm në formulimin eksperimental me 0.3% adapalene dhe 2.5% peroksid benzoil.

Studimi i dytë është zhvilluar mbi një kampion të gjerë pacientësh dhe ka ekzaminuar efektet e formulimit tashmë të aprovuar nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA: 2.5% peroksid benzoil dhe 0.1% adapalene. Me aplikimin e këtij xheli, acarimi i akneve i matur sipas shkallës Leeds u reduktua nga vlera 5.6 në niveli fillestar deri në 3.3 pas tre muajsh dhe në 1.9 pas 9 muajsh. 84% e pjesëmarrësve në studim aderoi në terapi përgjatë gjithë muajve të studimit, pa aplikuar trajtime të tjera për aknet, faktor ky i konsideruar shumë i rëndësishëm nga autorët e studimit.
Joshua Zeichner, dermatolog në spitalin "Mount Sinai Hospital" në Nju Jork, deklaroi për revistën "Medscape Medical Neës" se"kombinimi i principeve që veprojnë në bazë të mekanizmave të ndryshëm është mënyra më e mirë për të trajtuar aknet, sepse prekin numrin më të madh të mundshëm të faktorëve patogjenë.

"Edhe pse pjesa më e madhe studimeve të zbatuara mbi këtë patologji nuk zgjat më shumë se 12 muaj, - vazhdon Zeichner, - aknet vazhdojnë për një periudhë më të gjatë dhe kërkojnë një trajtim kronik: terapia më e mirë nuk është ajo që tregon efikasitet të menjëhershëm, por ajo që pacientët mund të vazhdojnë të përdorin me rezultate të mira me kalimin e kohës".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC