Farmaci

pri112015

Pimekrolimus alternativë e vlefshme në dermatitin atopik infantil

Në të porsalindurit me dermatitit atopik, si pimekrolimus në krem 1% (Pim) edhe kortikosteroidet topike (Tcs) janë barna të sigurta për menaxhimin afatgjatë të kësaj patologjie, në stad të lehtë dhe të moderuar. "Asnjë nga të dy trajtimet nuk ndërhyn në sistemin imunitar në rrugë sistemike", pohon Bardur Sigurgeirsson nga Universiteti i Rekjavikut në Islandë. Të dhënat në dispozicion sugjerojnë se të dyja barnat janë po aq efikase dhe se pimekrolimus (Pimecrolimus) mund të konsiderohet trajtimi i linjës së parë te të porsalindurit dhe fëmijët në moshë më të madhe për shkak të efektit kursyes të steroideve. Sigurgeirsson dhe kolegët kanë publikuar në revistën "Pediatrics" rezultatet e studimit të tyre, të zhvilluar në një grup prej 2.418 fëmijësh me dermanit atopik, të ndjekur për 5 ose 6 vitet e para të jetës duke vlerësuar efektin e trajtimit në maturimin e sistemit imunitar.

Studiuesit u caktuan në mënyrë rastësore 1.205 pacientëve trajtimin me pimekrolimus dhe 1.213 të tjerëve trajtimin me kortikosteroidet topike, duke konstatuar se pas tre javësh kurimi më shumë se gjysma e pacientëve në të dyja grupet kishin arritur suksesin terapeutik. Përqindje që pas 5 vitesh arritën në më shumë se 85% për pimekrolimusin dhe 95% për kortikosteroidet topike pa asnjë problem sigurie. "Këto rezultate duhet t'i sigurojnë prindërit me fëmijë të prekur nga dermatiti atopik që zakonisht hezitojnë të përdorin steroide topike te fëmijët e tyre", vazhdon studiuesi duke nënvizuar se shqetësimi për sigurinë e steroideve topike është më i madh në rend zbritës mes prindërve, pediatërve dhe dermatologëve.

"Por pjesa më interesante e studimit është efekti kursyes i steroideve të pimekrolimusit", shtojnë autorët. Ata kanë krahasuar pacientët që merrnin pimekrolimus me pacientët në terapi me steroide. "Rezultatet tregojnë se pimekrolimus është alternativë e sigurt dhe efikase e steroideve topike në dermatitin atopik infantil", përfundon studiuesi islandez, duke nënvizuar se fëmijët e trajtuar me princip kishin tendencën për të pasur një risk më të vogël të rhinorrheas dhe dispneas, infeksione virale të traktit respirator në krahasim me ata të trajtuar me kortikosteroide, edhe pse nuk ka statistika domethënëse.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC