Farmaci

mar312015

Acidi folik ul riskun për iktus te personat me hipertension

Një studim i zhvilluar në mbi 20.000 të rritur me hipertension, pa histori iktusi ose evente kardiake, ka treguar se përdorimi i kombinuar i enalapril-it me acidin folik në krahasim me vetëm enalapril-in, redukton rrezikun për iktus. "Meqë iktusi është shkaku i dytë i vdekshmërisë nëpër botë, parandalimi është i rëndësishëm, edhe pse nuk është i qartë roli parandalues i folateve (acidit folik)", shpjegon Yong Huo, studiues në universitetin e Pekinit dhe autor i artikullit të publikuar në revistën "JAMA".

Autorët seleksionuan 20.702 të rritur me hipertension pa iktus të mëparshëm ose infarkte, duke i caktuar në mënyrë rastësore që të merrnin çdo ditë një tabletë enalpril 10 mg bashkë me acid folik 0.8 mg (10.348 subjekte) dhe vetëm enalapril 10 mg (10.354 subjekte). Studimi u zhvillua në periudhën maj 2008 - gusht 2013, në 32 provinca të Kinës dhe të gjithë pjesëmarrësit u testuan për variacionet e një gjeni (gjenotipet CC, CT dhe TT) dhe mënyrën se si mund të ndikoheshin ato nga nivelet e folateve. Në bazë të rezultateve, iktusi u verifikua në 2.7% të pjesëmarrësve që ishin në terapi të kombinuar enalapril+acid folik dhe në 3.4% të subjekteve të trajtuar vetëm me enalapril.

"Duke gjykuar nga këto rezultate, mendojmë se edhe në vendet ku është i përhapur përdorimi i integratorëve me bazë acidin folik, mund të ketë vend për të reduktuar edhe më tej incidencën e iktusit duke synuar terapinë me folate (acid folik) te subjektet me gjenotip TT dhe nivele të ulëta të acidit folik", përfundojnë autorët. Po ashtu, në një shkrim shoqërues, Walter Willet nga "Channing division of netëork medicine" në boston komenton: "Këto të dhëna janë tejet të rëndësishme për parandalimin e iktusit në botë. Edhe nëse pjesëmarrësit në studim ishin me hipertension, nuk ka arsye të dyshohet që rezultatet nuk do të jenë të ngjashme te personat me tension normal. Suplementimi me folate, i cili është i sigurt dhe pak i kushtueshëm, mund të sjellë përfitime të mëdha për miliona persona me nivele të ulëta të acidit folik.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC