Farmaci

mar192015

Paracetamoli: Një studim nënvizon risqet, por nuk bind

Një rishikim i 8 studimeve i drejtuar nga kërkuesit britanikë të institutit "Leeds institute for rheumatic and musculoskeletal medicine" pohon faktin se risqet e paracetamolit mund të jenë nënvlerësuar. Studiuesit e "Leeds" flasin për një rritje prej 68% të riskut për infarkt dhe iktus. Jo vetëm por nga përfundimet e tyre del se paracetamoli vepron duke dobësuar veprimin e prostaglandinave dhe duke shtuar me 50% rrezikun për ulçer e hemorragji.

Philip Conaghan, i cili ka koordinuar studimin, fton për një kujdes më të madh sepse shumë pacientë që kanë marrë për një kohë të gjatë paracetamol mund të kenë pasur sëmundje që kanë shkaktuar vdekje të parakohshme pavarësisht barit të marrë. "Studimi është interesant, por është marrë në shqyrtim një grup i veçantë me patologji të ndryshme dhe që ka pasur trajtime për një kohë të gjatë me doza të larta. Paracetamoli mund të jetë një bashkë-shkaktar i rsiqeve që mund të lidhen me vetë patologjitë. Por duhet të nënvizohet edhe fakti se barnat alternative me paracetamolin, si AIJS, do të sillnin sigurisht risqe po aq të mëdha", pohon Conaghan.

"Kur një bar është popullor, ekziston gjithnjë dëshira për të treguar se diçka nuk shkon me të. Para disa vitesh u publikuan studime që ngrinin hipotezën e rrezikut të astmës dhe autizmit të lidhur me paracetamolin", pohon Francesco Scaglione, një farmakolog klinik në Univrsitetin e Milanos.

Por, në bazë të të dhënave në dispozicion, është sigurisht e pajustifikueshme të piketohet për rrezikshmëri një bar i zakonshëm dhe në thelb i sigurt. "Sot e dimë që paracetamoli është një ndër barnat më të tolerueshëm dhe i administrueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Sigurisht duhet t'i përmbaheni dozave të këshilluara, në rast të kundërt çdo bar kthehet në toksik", përfundon studiuesi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC