Farmaci

jan202015

Shqetësime mbi përdorimin e qetësuesve në shtatzëni

Pas sinjalizimeve të fundit në lidhje me sigurinë e barnave kundër dhimbjeve në shtatzëni, Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA është përpjekur të hedhë dritë mbi këtë çështje të ndjeshme, dhe arriti në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për të ndryshuar rekomandimet. "FDA i kupton shqetësimet e ngritura pas raportimeve që e ngrenë dyshime mbi sigurinë e qetësuesve, veçanërisht kur përdoren gjatë shtatzënisë", lexohet në komunikatën e publikuar online. "Rrjedhimisht ajo ka vlerësuar studimet e publikuara në literaturën mjekësore dhe ka konstatuar se të dhënat janë shumë të kufizuara për të shtuar ndonjë rekomandim në këtë pikë. Megjithatë, për shkak të kësaj pasigurie, përdorimi i qetësuesve gjatë shtatzënisë duhet vlerësohet me kujdes. "Gjithsej janë ekzaminuar tetë studime: pesë mbi lidhjen e mundshme të barnave AIJS dhe abortit spontan, dy të tjera mbi hipotezën se ekspozimi ndaj opiateve sjell një rrezik më të madh për defekte në tubin nervor dhe një që vlerëson lidhjen e mundshme mes përdorimit  të paracetamolit nga nëna dhe deficitit të vëmendjes e hiperaktivitetit te fëmija. Sa i takon faktit se "dhimbja e rëndë dhe e vazhdueshme, e patrajtuar gjatë shtatzënisë  mund të çojë në depresion, ankth dhe hipertension", ekspertët e FDA-së dalin në përfundimin se "profesionistët shëndetësorë duhet të bisedojnë me çdo pacient për përfitimet dhe risqet e analgjezikëve gjatë shtatzënisë, që mund të jenë të ndryshme ndërmjet pacienteve edhe sipas indikacioneve të trajtimit". Ftesa është pra që të vazhdohet të ndiqen rekomandimet në fletët ilustruese të lidhura me përdorimin në shtatzëni dhe të vazhdohet të raportohen të gjitha efektet anësore.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC