Farmaci

dhj292014

Prurjet e reja farmaceutike për 2015-ën

Michael Roizen, CEO i klinikës së njohur 'Cleveland Clinic' në Ohajo thotë se "disa nga risitë farmaceutike do të jenë në dispozicion për publikun e gjerë në 12 muajt e ardhshëm dhe do të kenë një impakt të rëndësishëm''. Lufta kundër kancerit do të fuqizohet në shumë mënyra. Para së gjithash, do jenë të disponueshme barna të reja kundër qelizave tumorale, të cilat nuk do dëmtojnë më qelizat e indeve të shëndosha si preparatet e tjera kimioterapike.
 Gjithashtu, inhibitorët e checkpoint-it imunitar kanë treguar se janë të aftë të zbulojnë prezencën edhe të qelizave tumorale që i "fshiheshin" sistemit imunitar. Të kombinuara me kimio dhe radioterapi këto pajisje janë eksperimentuar tashmë me sukses kundër melanomës. Radioterapia mund të aplikohet në mënyrë inovative kundër kancerit të gjirit, me një aplikim të vetëm të kryer gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Një prej sëmundjeve më të rrezikshme, fibroza pulmonare idiopatike, do luftohet me barna të reja, të cilat premtojnë të ndryshojnë dekursin e sëmundjes.
Në lidhje me kardiologjinë, në 2015-ën parashikohet hedhja në treg e një pacemaker-i me një bateri litiumi e cila ka një kohëzgjatje deri në shtatë vjet, ndërsa për trajtimin e insuficiencës kardiake, do të vihet në dispozicion një bar që frenon receptorët e angiotensinës dhe të neprilisinës.
Sa i takon vaksinave ekspertët nuk flasin ende për Ebola-n, por parashikojnë se do të nisë shpërndarja e vaksinave kundër sëmundjes infektive tropikale Dengue.
Kush ka frikë nga aget, mund të marrë një pajisje e cila kryen marrjen e gjakut pa i shkaktuar dhembje pacientit. Kjo pajisje kushton pak dhe është shumë e efektshme falë një teknologjie të re e cila merr një pikë gjak nga maja e gishtit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC