Farmaci

dhj152014

Barnat janë shkaku kryesor i vdekjeve nga anafilaksia

Sipas një studimi të publikuar në ''Journal of Allergy and Clinical Immunology'', reaksionet ndaj barnave janë shkaku kryesor i vdekjeve nga anafilaksia, veçanërisht midis zezaket dhe të moshuarve.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë një regjistër kombëtar të rasteve që kanë rezultuar fatal, dhe për të studiuar karakteristikat e viktimave dhe shkaqet e vdekjes, Elina Jerschow, alergologe në Albert Einstein College of Medicine, në Nju Jork, ka analizuar së bashku me kolegët certifikatat e vdekjes të US national mortality database 1999-2010, duke përdorur rishikimin e dhjetë të Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve (ICD-10).
Analiza e të dhënave tregoi se janë dyfishuar rastet e vdekjeve si pasojë e anafilaksisë nga barnat, nga 0.27 në 1999-2001, në 0.51 për milion në përiudhën 2008-2010, pa dallime të mëdha mes dy gjinive. "Ky trend mund të reflektojë rritje të konsumit të barnave, përmirësim në diagnostifikimin e rasteve me anafilaksi ose ndryshime në kodimin e sëmundjes", hedh hipotezën e tij Jerschow.
Ndër vdekjet e identifikuara, 149 janë shkaktuar nga antibiotikët, veçanërisht penicilinat, cefalosporinat, sulfonamidet dhe makrolidët. Shkaku i dytë kryesor i anafilaksisë fatale janë lëndët e  kontrastit të përdorura në imazheri, ndjekur nga barnat që përdoren në kimioterapi, opioidet, anti-hipertensivët, barnat anti-inflamator dhe anestetikët. "Pas barnave, shktarë kryesor të reaksioneve anafilaktike janë alergenenët jo-specifikë, helmimet të tilla si gjarpërinjtë ose grenzat dhe ushqimet", thotë alergologja, duke shpjeguar se afro-amerikanët dhe individët e vjetër në moshë rezultojnë njerëzit më në rrezik për anafilaksi nga barnat dhe alergenët ushqimore dhe ata jo- specifikë. "Të moshuarit perken më shumë se çdo kategori tjetër, kjo ndoshta sepse preken nga më shumë sëmundje njëkohësisht (komorbiditeti), konsumi i rritur i barnave dhe, në mesin e afro-amerikanëve sepse kanë më pak qasje në kujdesin shëndetësor," përfundon studiuesja, duke theksuar se të kuptuarit e shkaqeve të vdekjeve nga anafilaksia mund të ndihmojë në identifikimin e faktorëve të veçantë të rrezikut, për të sjell përmirësimin e parandalimit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC