Farmaci

tet152014

Ebola, frika pas rastit të parë në Shtetet e Bashkuara, FDA: në ndjekje të trajtimeve fallco

tags: EBOLA, FDA
Pak ditë pas letrave që Food and Drug Administration u ka dërguar tre kompanive fajtore për shpërndarjen e barnave fallco anti-Ebola, në Shtetet e Bashkuara u diagnostikua rasti i parë i një pacienti të infektuar me virusin e etheve hemorragjike. Pacienti i ardhur nga Liberia nëpërmjet Brukselit, ka shfaqur simptoma pak ditë pas mbërritjes së tij në Texas, por strehimi në izolim erdhi disa ditë më vonë. Për këtë arsye, CDC ka nisur proçedurat për "contact tracing, çelësi për të ndaluar epideminë dhe për të shpëtuar jetë njerëzish",  në thelb një kërkim i vërtetë për të evidentuar personat me mundësi infektimi që kanë qënë në kontakt të drejtpërdrejtë me një pacient me Ebola. Mjekët i kërkojnë pacientit dhe antarëve të familjes së tij, listën e të gjithë personave me të cilët është takuar, të cilët kërkohen dhe vendosen në karantinë për 21 ditë për të verifikuar shfaqjen e çdo simptome të virusit. "Nëse njëri prej tyre fillon të shfaq simptomat e sëmundjes  izolohet menjëherë, monitorohet dhe trajtohet" thuhet në videon e postuar në faqen e internetit të institucionit. Proçesi merr javë dhe duhet të përsëritet derisa mos të ketë pacientë të rinj me simptoma. Sipas ekspertëve, kontrollet mbi temperaturën e trupit në aeroporte nuk mund të çojnë në rezultate të kënaqshme, sepse periudha e inkubacionit të Ebola është 2 ditë, por mund të nevojiten 20 ditë që simptomat të shfaqen. Nën frikën e infektimit dhe përhapjes së epidemisë që ky episod ka shkaktuar në opinionin publik, bëhet e domosdoshme puna e kontrollit të Agjensisë Rregullatore Amerikane, e cila është duke luftuar për të parandaluar përhapjen e tregëtisë së mjekimeve fallco në internet, të dobishme vetëm për interesat e atyre që përfitojnë nga sëmundjet serioze për të shfrytëzuar besimin e përdoruesve. Një muaj më parë, FDA kishte alarmuar konsumatorët duke ditur se epidemia afrikane do të sillte mjekime fallco për parandalimin, trajtimin dhe madje kurimin e infeksionit nga virusi Ebola. Tashmë sulmi është i drejtpërdrejtë dhe i saktë: në faqet web të Natural Solutions Foundation of Newton, New Jersey; Young Living në Lehi, Utah dhe DoTERRA International, LLC, në Pleasant Grove, Utah, kanë ofruar produktet në shkelje të plotë të Federal Food, Drug and Cosmetic Act, nëpërmjet nanoparticles argjendi në rastin e parë dhe vajra thelbësore në dy të tjerat, të shpërndara si barna në gjendje për të luftuar infeksionin, kur në fakt aktualisht nuk ka asnjë bar apo vaksinë të regjistruar siç duhet me këta tregues. Kompanitë e lajmëruara kanë 15 ditë kohë për të korigjuar termat e perdorur në komunikimin me konsumatorët, në të kundërt nis marrja e masave më të rrepta nga ana e Agjensisë. Young Living ka njoftuar tashmë se do iu kërkojë shpërndarësve të saj të jenë në përputhje me udhëzimet e FDA, ndërsa Natural Solutions duket më tepër polemike kundrejt Agjensisë për shkak se apelon ndaj një deklarate të ONU-së në favor në rastet e urgjencës shëndetësore globale, ende asnjë përgjigje nga ana e doTERRA. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC