Farmaci

sht272014

Melatonina nuk redukton delirin pas një ndërhyrje kirurgjikale

Sipas një studimi të publikuar në CMAJ (Canadian Medical Association Journal), suplementet e melatoninës nuk kanë rezultuar efektive në reduktimin e delirit tek të moshuarit të cilët i janë nënshtruar një kirurgjie për frakturat e pelvisit. 
Shumë pacientë të moshuar të hospitalizuar përjetojnë një konfuzion të rëndë të papritur të njohur si delir, të shkaktuar nga shkatërrimi i ciklit normal gjumë-zgjim. Një mangësi e melatoninës mund të kontribuojë në fillimin e delirimit, por nuk ka evidenca të mjaftueshme lidhur me mundësinë që suplementi melatoninë është i dobishme në këta pacientë. 
Studimi multicentrik double-blind, i randomizuar dhe kontrolluar ka regjistruar mes nëntorit 2008 dhe majit 2012 në tre spitale (ndër të cilët 1 universitar), 378 pacientë të moshës 65 vjeç e sipër, të cilët po planifikonin një kirurgji të pelvisit. Pacientëve u është aplikuar melatoninë (3 mg) ose placebo në mbrëmje për 5 ditë rresht, duke filluar nga 24 orët e para pas shtrimit. Rezultati kryesor ishte incidenca e delirit brënda 8 ditëve të shtrimit në spital dhe monitorimi i kohëzgjatjes së delirit. 
"Nuk kemi vënë re ndonjë efekt të melatoninës rreth incidencës së delirit" raportuan Annemarieke de Jonghe, Universiteti i Amsterdamit dhe kolegët. Studiuesit zbuluan gjithashtu se kohëzgjatja mesatare e delirit ishte e njëjtë për të dy grupet e pacientëve. Megjithatë u gjet se ata që kishin marrë suplemente të melatoninës kishin më pak probabilitet të vuanin nga deliri për më tepër se dy ditë. 
"Këto rezultate tregojnë se, për pacientët e moshuar me thyerje të pelvisit, melatonina nuk është efektive në parandalimin e pelvisit post-operativ" përfunduan kërkuesit, të cilët theksuan nevojën për kërkime të mëtejshme për përdorimin e melatoninës në grupet e tjera të pacientëve, përfshirë ata në trajtim intensiv.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC