Farmaci

sht202014

Alergji të ndërthurura: e mundur me produktet kozmetike?

Robyn O'Hehir, drejtor i alergologjisë në Monash University diskuton mbi një temë shumë interesante dhe dhe jo mjaft të njohur, lidhja midis alergjisë ndaj një substance për rrugët sistemike me të njëjtën substancë të përdorur në kozmetikë. O'Hehir ka publikuar kohët e fundit një studim në Journal of Allergy and Clinical Immunology, duke rrëfyer rastin e një zonje 55 vjeçe alergjike ndaj djathit të dhisë, që raportonte simptomat e alergjisë edhe pas përdorimit të një hidratuesi që përmban qumësht dhie. Mjekia shpjegoi se qumështi i dhisë, qumështi i lopës, vajrat e arrave dhe avenës janë ndër përbërësit më të zakonshëm natyral dhe mund të konsiderohen të rrezikshëm vetëm për ata që tashmë kanë një alergji ushqimore dhe lëkurë të prirur për ekzemë, të tjerët mund të rrinë të qetë. "Studimi ynë në praktikë është i pari që demonstron, me prova praktike laboratorike, ekzistencën e një lidhje mes aplikimit topik të kozmetikës që përmban përbërës natyral dhe zhvillimin e mëvonshëm të alergjive ushqimore".

I njëjti diskutim duhet të jetë i vlefshëm dhe për glutinën dhe ndoshta dhe për këtë arsye janë kozmetikat glutin free. Por ka kërkime që demonstrojnë se si sëmundja celiak nuk shfaqet me kontaktin e sasive të vogla të glutinës në lëkurë. Megjithatë disa argumentojnë të kundërtën.

Nevojitet buonsens dhe gjithashtu shumë kujdes në komunikimet ndaj konsumatorëve: alergjia është diçka serioze por nuk mendohet se dikush që është alergjik ndaj qumështit nuk mund të përdorë produkte të qumështit të tilla si ato kozmetike. Mendoni për të gjithë njerëzit "intolerant" ndaj laktozit të cilët ndalojnë të hanë produktet e qumështit. Nëse u themi atyre se kozmetika mund tu krijojë probleme, e dini se sa njerëz do të ndalojnë përdorimin e tyre dhe kjo nuk do të kishte asnjë kuptim. 

Burimi Ansa

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC