Farmaci

sht22014

Farmaci Esi 24-orëshe në Tiranë: mungesa e trajtimit të menjëhershëm përkeqëson gjëndjen e pacientit

Farmacist33 mendoi të vizitonte një nga farmacitë e natës në Tiranë për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij lloj shërbimi.
Menduam të zgjidhnim farmaci Esi 24 orë tek Medreseja meqënëse ndodhet dhe pranë Qëndrës Spitalore Universitare.
 
Një prezantim i shkurtër.
Më quajnë Anila Avdiu, jam drejtuesja teknike e kësaj farmacie prej rreth 4 vitesh. Kjo farmaci është hapur 7 vite më parë dhe në atëkohë ka qënë e dyta farmaci nate pas asaj tek Bulevardi Zogu I.

Sa e rëndësishme ështënjë farmaci 24 orëshe në ditët e sotme?
Shërbimi farmaceutik 24-orë mendoj se është tepër i nevojshëm në rastin e patologjive akute deri në shtrimet urgjente në spital gjatë orëve të vona të natës sepse pacienti e ka të domosdoshëm pajisjen me barna dhe mungesa apo vonesa e tyre mund të përkeqësonte gjëndjen e tij shëndetësore, gjithashtu dhe në raste më të lehta të virozave stinore apo situatave kronike ku nevojitet këshillim apo barna qetësuese.

Dihet që kjo është një nga zonat me numrin më të lartë të farmacive në qytet si pasojë e afërsisë me QSUT, cila është veçantia juaj për ta përballuar konkurencën?
Gjatë ditës kemi një fluks normal pacientësh, kurse gjatë orëvetë natës duke qënë se jemi pak farmaci të këtij lloji dhe operojmë tashmë prej disa vitesh kemi krijuar besueshmëri tek klientela dhe përveç pacientëve të rastit që vijnë nga urgjencat e spitalit, një pjesë e mirë e tyre janë klientët tanë që shpesh herë drejtohen tek ne për të marrë ndihmën e parë.

Në çfarë produktesh jeni më tepër të fokusuar? 
Meqënëse kjo farmaci ka një profil të caktuar, si e tillë është e pasur me të gjitha produktet e domosdoshme për kërkesat emergjente duke filluar nga ato më të thjeshta pa nevojën e recetës nga mjeku, kryesisht virozat stinore si gastroenteritet, temperaturat e larta deri tek ato më specifike të kërkuara nga urgjenca spitalore. 

A kanë interes farmacistët e sotëm të punojnë gjatë turnit të natës?
Jam duke kërkuar një farmacist të liçensuar për turnin e tretë dhe çuditërisht nuk kam patur kërkesa, më vjen habi si ka mundësi që farmacistët e rinj nuk shfaqin interes, mendoj se perveç se pak i lodhshëm ky turn të jep mundësi të praktikosh më së miri këtë profesion sepse pacienti në ato orë përveç pajisjes me barna të emergjencës kërkon këshilla profesionale dhe ndihmë mjekësore.  

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC