Farmaci

pri42015

Antibiotikët kundër akneve, në pikëpyetje efektiviteti i tyre

Shqetësimet e ngritura në kongresin e fundit të Shoqatës Britanike të Dermatologëve lidhur me efektivitetin e antibiotikëve kundër akneve dhe rezistencën e baktereve ndaj tyre, kundërshtohen nga dermatologët italianë. "Këta te fundit kanë përdorur gjithmonë për një kohë të shkurtër antibiotikë kundër akneve. Si pasojë rezistenca e Propionibacterium acnes ndaj tetraciklinës nuk është domethënëse dhe rezistenca ndaj klindamicinës (përshkruar shpesh nga mjekë të përgjithshëm) është më e ulët se mesatarja evropiane", shprehet Vincenzo Bettoli, koordinator i studimit "Aknet dhe patologjitë e lidhura me to".

Në fakt, përdorimi për një kohë tepër të gjatë i këtyre antibiotikëve, sidomos në Angli, vendet skandinave dhe Shtetet e Bashkuara është vënë re se ka zhvilluar rezistencën e disa llojeve të akneve ndaj tyre. Nga Glasgow, dermatologu anglez Keith Freeman deklaron se antibiotikët përveç se shkaktojnë fenomene rezistence nuk janë treguar efektivë kundër akneve dhe prandaj duhet të braktisen gradualisht.

"Antibiotikët qoftë për aplikim topik (klindamicina), qoftë për përdorim oral (tetraciklina) përdoren prej kohësh me sukses të konsiderueshëm klinik te aknet. Freeman kur i referohet zhvillimit të baktereve rezistente duhet të specifikojë cilave iu referohet për të shmangur përgjithësime burimesh alarmimi të pajustifikueshme, duke ditur ndjeshmërinë e kësaj çështjeje", pohon Bettoli. Ai kujton se udhëzuesit evropiane për trajtimin e akneve, në hartimin e të cilëve ka qenë i përfshirë, nuk e mohojnë përdorimin e antibiotikëve për akne, por vetëm rregullojnë përdorimin. "Pikërisht për të përcaktuar pozicionin e dermatologëve italianë mbi këtë argument - përfundon Bettoli - kam vendosur të organizoj një konferencë që do të mbledhë së bashku dermatologë të interesuar për aknet dhe përfaqësi të shoqatave të ndryshme dermatologjike në Ferrara"./D.Gjuzi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC