Farmaci

kor192014

Sildenafil në ujrat e zeza, në sasi më të madhe se përshkrimet e rregullta

Nga analizat e ujrave të zeza të tre qyteteve në Hollandë dolën sasi shumë më të larta të sildenafil se ato që përshkruhen rregullisht, bazuar në bankën e të dhënave kombëtare, shenjë që tregon se mënyrat e furnizimit të paligjshëm janë shtuar shumë. Këto janë konkluzionet e një studimi të vogël por interesant botuar në British Medical Journal, në seksionin e korespondencës. Autorët matën përqendrimet e sildenafil dhe dy metabolitëve të tij në tre impjantet kryesore të trajtimit të ujrave përkatësisht në Amsterdam, Eindhoven dhe Utrecht, për shtatë ditë rresht. Përqendrimet e matura në ujë u krahasuan me sasinë e pritur nga konsumi i sildenafil në mënyrë të ligjshme, sipas një llogaritje bazuar në të dhënat e nxjerra nga dispanseria kombëtare hollandeze në 12 muajt e fundit përpara mbledhjes së kampionëve të ekzaminuar dhe në tre muajt që vijuan. Rezultatet e studimit treguan se 60% e ngarkesës reflu të sildenafil nuk justifikoheshin nga kuotat e barnave të përshkruara në mënyrë legjitime, një e katërta e të cilave ishte për pacientët me hipertension pulmonar. Përveç kësaj pjesa jo legjitime ishte e ngjashme në çdo qytet, pavarësisht dallimeve të konsiderueshme të lidhura me turizmin dhe rrjedhjen e ujrave. Autorët hodhën hipotezat se fraksioni i pashpjegueshëm i sildenafil të gjetur në ujë ska arsye tjetër përveç se të ketë origjinë të paligjshme dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e suksesit të shumë farmacive të paligjshme online.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC