Farmaci

kor112014

Paracetamoli në shtatzani dhe pasojat neonatale

Sipas një studimi të publikuar në Jama Pediatrics, rreziku i çrregullimeve hiperkinetike dhe sjelljeve të ngjashme me vëmendje-hiperaktivitetin (ADHD), shtohet në fëmijët e nënave që kanë marrë paracetamol gjatë shtatzanisë. "Duke patur parasysh përdorimin e shpeshtë të barit, këto rezultate janë të rëndësishme për sa i përket shëndetit publik, por janë të nevojshme studime të mëtejshme" thotë Jorn Olsen, kërkues në Institutin e Shëndetit Publik në Universitetin e Aarhusit në Danimarkë dhe bashkë-autor i artikullit. Kur përdoren gjatë shtatzanisë disa barna me recetë mund të kenë pasoja të dëmshme për fetusin, por OTC janë konsideruar të sigurta. Paracetamoli i njohur dhe si acetaminofen, bari më i zakonshëm OTC, për lehtësimin e dhimbjeve dhe etheve, i përdorur nga rreth gjysma e grave shtatzëna, sipas vlerësimeve në Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara: "Studimet e fundit tregojnë se përdorimi i paracetamolit në periudhën prenatale mund të shkaktojë çrregullime të sjelljes për shkak të interferencës me hormonet  seksuale ose atyre të tiroides, thelbësorë për zhvillimin e trurit" thotë kërkuesi, duke theksuar se ADHD është një nga çrregullimet më të zakonshme neurotike të lidhura me sjelljen karakterizuar nga hutim, hiperaktivitet, impulsivitet dhe çrregullim emocional dhe këto shqetësime hiperkinetike përfaqësojnë një formë veçanërisht të rëndë të ADHD. Prej këtu nisën studimet Olsen dhe kolegët, duke përdorur të dhënat e Danish National Birth Cohort, kërkuesit danezë kanë identifikuar 64.322 fëmijë të lindur gjallë dhe nënat e tyre, duke vlerësuar përdorimin e paracetamolit gjate shtatzënisë nëpërmjet intervistave telefonike. Të dhënat u ndërthurën me përshkrimin  e Ritalin, një bar i përdorur për ADHD dhe diagnozat e çrregullimeve hiperkinetike të marra nga Danish National Hospital Registry ose nga Danish Psychiatrich Central Registry. Rezultatet konfirmojnë hipotezën: fëmijët, nënat e të cilëve kanë përdorur paracetamol gjatë shtatzanisë, janë më të prirur për të patur diagnoza të çrregullimeve hiperkinetike apo për të përdorur barna për ADHD. Por Miriam Cooper, e Institute of Psychological Medicine i Cardiff në University në  Galles, paralajmëron: "Këto rezultate duhet të interpretohen me kujdes dhe nuk duhet të ndryshojnë praktikën klinike edhe pse japin bazat nga mund të nisemi për analiza të mëtejshme rreth lidhjeve të mundshme mes përdorimit të paracetamolit në periudhën e ngjizjes dhe ndryshimet në zhvillimin neurologjik të fëmijëve".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC