Farmaci

kor32014

Lëkura dhe indet e nënlëkurës, Parkinsoni, varësitë, hemofilia: të rejat në SHBA

FDA ka aprovuar hyrjen në treg të dy barnave të Valeant Pharmaceuticals: një xhel injektues, me bazë acidin hialuronik dhe 0.3% lidokainë (Restylane Silk) dhe një solucion topik me bazë efinakonazol 10% (Jublia). Restylane Silk është indikuar për implantimin submukozal në rritjen e volumit të buzëve dhe implantimin në dermë për korrigjimin e rrudhave periorale në pacientët mbi 21 vjeç. Bari është kundërindikuar në pacientët me alergji të rënda, në pacientët me anamnezë për alergjitë ndaj proteinave të baktereve Gram-pozitive, në pacientët me shqetësime hemorragjike, gjithashtu nuk duhet të implantohet në zona anatomike të ndryshme nga ato të autorizuara. Jublia është një triazol për përdorim lokal për trajtimin e onikomikozës të thonjve të këmbës. Indikacione të reja nga FDA për tabletat e rasagilinës (Azilect nga Teva Pharmaceutical Industries Ltd), ofron tashmë përveç monoterapisë dhe kombinimin me levodop dhe shoqërimin me dopamin-agonist, duke konfirmuar efikasitetin e barit në të gjitha fazat e sëmundjes së Parkinsonit. Agjencia Rregullatore Amerikane miratoi dhe formulimin në film buccale i naloxson dhe buprenorfina (Bunavail i BioDelivery Sciences) për trajtimin e varësisë nga opioidët. Bari duhet të përdoret nën kujdesin e një trajtimi gjithëpërfshirës ndaj varësisë, që përfshin këshillim dhe mbështetje psiko-sociale. Ky formulim i veçantë i lejon këtij filmi që përmban principin aktiv të kapet mirë brenda në faqe pa shqetësuar pacientin kur flet ose përtypet, ndryshe nga ajo që ndodh me formulat sublinguale. Rrugë e lirë në SHBA dhe për barin eksperimental që përbëhet nga një formë e rikombinuar e proteinës të fuzionit të faktorit VIII Fc (Eloctate Biogen IDEC) për kontrollin dhe parandalimin e episodeve të gjakderdhjes, menaxhimin perioperator dhe profilaksinë rutine të pacientëve, të rriturve dhe fëmijëve me hemofili A. Siguria e përdorimit në pediatri është konfirmuar nga studimet klinike në fëmijët e moshës 2 deri 11 vjeç.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC