Farmaci

qer212014

Në shqyrtim një bar i ri kundër kapsllëkut nga opioidet

tags: INTESTINI
Nga përdorimi i gjatë opioidet mund të sjellin kapsllëk tek pacientët me dhimbje kronike, por një bar i ri mund të jetë karta fituese për të zgjidhur problemin. Lajmi vjen nga një studim i bërë nga kërkuesit në Michigan Health System në Ann Arbor dhe të koordinuar nga William Chey, profesor i mjekësisë interne. "Rreth gjysma e pacientëve të trajtuar në mënyrë kronike me opioidë për sindromën e dhimbjeve të vazhdueshme jo-onkologjike, të tilla si artroza e avancuar dhe dhimbja kronike e shpinës, zhvillojnë kapsllëkun, ndërlikim i bezdisshëm që mund të përkeqësohet deri në mbylljen intestinale, duke i detyruar të reduktojnë dozën e qetësuesve të dhimbjes» thotë mjeku. Por situatën mund ta ndryshojnë rezultatet e dy studimeve të fazës 3, Kodiak-4 dhe Kodiak-5, të dy naloksegolë, një bar eksperimental kundër kapsllëkut të shkaktuar nga opioidet (OIC), material i sapo botuar online në New England Journal of Medicine. "Një dozë e vetme ditore e naloksegolit, një antagonist i receptorit të opioidëve me veprim periferik, i projektuar veçanërisht për opioidët që shkaktojnë kapsllëk, shton lëvizjet intestinale krahasuar me placebon" vazhdon Chey. Dy studimet Kodiak, të randomizuar dhe kontrolluar double-blind, kanë përfshirë një total prej 1.400 pacientësh pa kapsllëk, përpara fillimit të opioidëve për dhimbje jo-onkologjike. Pjesëmarrësit të cilët morën doza ekuivalente të morfinës, rreth 30-1.000 mg në javë për të paktën një muaj, ishin caktuar për trajtimin me naloksegol 12.5 mg ose 25 mg një herë në ditë, ose placebo. Gjysma e tyre kishte marrë laksativë por pa sukses dhe në këtë nëngrup, përgjigjia për naloksegolin ishte më e lartë se 40% me dozën më të ulët dhe pothuajse 50% me dozën më të lartë. "Kërkesa për miratimin e barit është pranuar nga US Food and Drug Administration në 19 nëntor 2013 dhe naloksegol është duke u vlerësuar në Kanada dhe në Bashkimin Europian" përfundon Chey.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC