Farmaci

qer72014

Shtimi i hekurit, gratë e reja më të forta me dozën e duhur

Marrja e përditshme e suplementëve të hekurit tek gratë në moshën e rriprodhimit duket se rrit performancën fizike, sipas rezultateve të rishikimit të literaturës me autore Sant-Rayn Pasricha dhe nga kolegët e saj të departamentit të mjekësisë të Universitetit të Melbourne në Australi. Pasricha dhe grupi i saj u nisën nga fakti se gratë në moshë fertile janë të rrezikuara nga defiçiti i hekurit si pasojë e ciklit menstrual; atletet janë më shumë të riskuar për shkak të dietës së varfër me hekur, humbjes së gjakut si pasojë e hemorragjisë gastro-intenstinale dhe keq përthithjes së hekurit të shoqëruar me inflamacion subklinik. Kjo problematikë i përketë dhe grave me të ardhura të ulta dhe mesatare ose banorëve në vëndet në zhvillim, sepse përgjithësisht përdorin ushqime me vlera të ulta ushqyese. Autorët e publikimit në Journal of Nutrition kanë zgjedhur dhe përfshirë në metanalizë 22 studime të kontrolluara. Rezultatet e shfaqur për parametra si konsumi maksimal i oksigjenit, frekuenca kardiake dhe përqindja e konsumit maksimal të nevojshëm për të mbuluar detyra specifike kanë konfirmuar hipotezën e fillimit: shtimi i përditshëm rrit kapacitetin maksimal dhe submaksimal të ushtrimeve në gratë në moshë fertile. "Efektet e vlerësuara" mbyllin autorët, "mund të përdoren për të llogaritur përfitimin e pritur, tek gratë në veçanti dhe ndoshta në popullsi nga korrigjimi i defiçitit të hekurit".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC